• Course 12: The Archaeology of Former Art and Coming Apocalypse
Course 12: Arkeologjia e artit të dikurshëm dhe apokalipsi i ardhshëm

Kursi 12: Arkeologjia e artit të dikurshëm dhe apokalipsi i ardhshëm
nga Jelena Vesić
16 - 21 gusht, 2022
3 ECTS kredi (kursi do të mbahet virtualisht dhe fizikisht)

Përshkrimi i kursit

Arkeologjia e artit të dikurshëm dhe apokalipsi i ardhshëm është një kurs teorik dhe praktik që shqyrton njohuritë e meta-muzeologjisë si doktrinë e shfaqjes dhe tregimit të muzeve të fundit ekzistues në Tokë - muzetë e kohës sonë. Ai vëzhgon Muzeun e Artit Amerikan, Prishtinën si një lokacion arkeologjik të qytetërimit të kaluar që festonte artin dhe kulturën si shprehje të krijimtarisë dhe lirisë njerëzore.

Kursi është bërë për ata që janë të interesuar në historitë e artit të Luftës së Ftohtë (politike) dhe reflektimet teorike të konceptit të muzeut. Është gjithashtu për ata që janë të interesuar në praktikën e të folurit performativ (forma e performancës së leksionit) dhe eksperimente në shkrimin kolektiv të një skenari/eseje teoriko-fiktive; për ata që janë të interesuar në teknikat e sjelljes në hapësirën e ekspozitës, duke përdorur objektet e ekspozuara si rekuizita dhe pajisje retorike të turneut të drejtuar.

Pjesëmarrësit e këtij kursi do të fitojnë njohuri të caktuara teorike në muzeologjinë e shekullit XX dhe XXI me fokus në strategjinë narrative të aparatit muzeor, dhe rastin MoMA, NY si shembull paradigmatik i një makine të tillë dijeje. Pjesëmarrësit do të udhëhiqen nga drejtuesi i kursit drejt prodhimit të tekstit/skenarit eseistik që do të shfaqet në hapësirën ekspozuese të Muzeut të Artit Amerikan, Prishtinë në fund të kursit.

Dy takimet e para (paraqitja teorike dhe historike) janë planifikuar për javën e parë të gushtit (virtualisht). Puna individuale dhe kolektive në dokumentin e përbashkët të skenarit është planifikuar për javën e dytë të gushtit (virtualisht). Prova në terren dhe performanca 16-20 gusht (fizikisht).

Muzeu i Artit Amerikan është insitucion edukativ dedikuar mbledhjes, ruajtjes dhe ekspozimit të kujtimeve kryesisht për Muzeun e Artit Modern në Nju Jork dhe programit Internacional të Ekspozitave Qarkulluese të Artit Amerikan. Janë pikërisht këto ekspozita të MoMA, disa prej të cilave janë kuruar nga Dorothy Miller, që ndihmuan krijimin e identitetit të parë të përbashkët kulturor të pasluftës në Evropën Perendimore, identitet që bazohej në internacionalizëm, modernizëm dhe individualizëm.

Biografia
Jelena Vesić është kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese e pavarur. Ajo është aktive në fushën e publikimit, hulumtimit dhe praktikës së ekspozitës që ndërthur teorinë politike me artin bashkëkohor. Ekspozitat e saj më të fundit janë Story on Copy (Akademia Schloss Solitude, Shtutgart) dhe We are Family (Ne jemi familje) (me Natasa Ilić) paraqitur në Pawilion, Poznan, pjesë e www.d-est.com. Vesić gjithashtu ka kuruar lligjeratat - përformancat (MoCA, Beograd dhe Kölnischer Kunstverein, me Anja Dorn dhe Kathrin Jentjens) si dhe projektin e ekspozitës kolektive Political Practices of (post-) Yugoslav Art (Praktikat politike të Artit (post-) Jugosllav), i cili në mënyrë kritike shqyrtoi konceptet historike të artit dhe narrativët mbi artin Jugosllav pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Libri i saj i fundit, On Neutrality (Për Neutralitetin) (me Vladimir Jerić Vlidi dhe Rachel O'Reilly) është pjesë e edicionit të Non-Aligned Modernity (Modernintetit të pa-bashkuar) të Muzeut të Artit Bashkëkohor, Beograd.

Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në më shumë se një kurs.

Pagesa e regjistrimit për pjesëmarrje 300€.
Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova.