Kursi 8: Kritika Institucionale dhe Praktika Institucionale
nga Martin Fritz
15 – 20 gusht 2022
2 ECTS
Përshkrimi i kursit
Artistët janë të lidhur me institucionet në fushën e tyre nga një marrëdhënie ambivalente dhe ata janë më të vetëdijshëm se sa kanë qenë ndonjëherë sesi puna e tyre është e përfshirë me kuadrin institucional të prezantimit të saj. Në kryqëzimin ndërmjet premisave të Kritikës Institucionale – e cila është zhvilluar hap pas hapi në një metodë gjithëpërfshirëse të kontekstualizimit social artistik – dhe manifestimeve të ndryshme të artit specifik të vendit, gjenden shembuj të shumtë veprash që përvetësojnë një lidhje të ngushtë arkitekturore, sociale, marrëdhënie strukturore dhe procesore me institucionet e prezantimit të tyre.
Pika e fillimit të seminarit është pohimi se ekziston një marrëdhënie simbioko-konstruktive midis prodhimit dhe institucionit, dhe se kjo merr formë si ideal, përvetësim, bashkë-krijim, kritikë dhe refuzim. Ishte herët për t'u vërejtur se ato punime dhe diskurse e konflikte të nxitura prej saj kishin potencial për të ndryshuar strukturat institucionale. Kjo edhe më shumë pasi kuratoret kanë përvetësuar metodologjinë e Kritikës Institucionale. Ne do të rishikojmë disa nga polemikat kryesore të dekadës së fundit (P.A.I.N, Whitney Museum, Liberate Tate) dhe do të shohim shembuj të projekteve dhe veprave të artit të diskutuara në mënyrë kontraverse. Pjesëmarrësit do të inkurajohen të ndajnë shembuj nga praktika e tyre profesionale. Bazuar në bazën historike të nismave të tilla si "Koalicioni i Punëtorëve të Artit", grupi do të zhvillojë "Deklaratën e Kërkesave" të tij bashkëkohore.
Biografia
"Martin Fritz ka studiuar drejtësi në Vjenë nga viti 1981 deri në vitin 1986. Që atëherë, ai ka punuar në fushën e prodhimit të artit bashkëkohor në Vjenë, Nju Jork dhe Gjermani. Ndër shumë detyra të tjera, ai ka punuar si Drejtor i Operacioneve për ri- hapja e Qendrës së Artit Bashkëkohor PS1 (sot: MoMA PS1) në Nju Jork; Drejtor Menaxhues i In Between – The Art Project of EXPO 2000 në Hanover; Koordinator i Përgjithshëm i Manifesta 4 – Bienalja Evropiane e Artit Bashkëkohor në Frankfurt am Main; dhe si Drejtor i Festivalit der Regionen në Austrinë e Epërme. Nga viti 2001 deri në 2007, ai ishte anëtar i Bordit të Manifestës së Fondacionit Ndërkombëtar. Nga viti 2016 deri në 2020, Martin Fritz drejtoi Merz Akademie Hochschule für Gestaltung, Kunst und Medien, Shtutgart si rektor i saj. Si shkrimtar, konsulent dhe studiues, Martin Fritz është i specializuar në artin specifik të vendit, kritikën institucionale, administrimin e arteve, politikën kulturore dhe qeverisjen institucionale. Martin Fritz është një anëtar korrespondues i Secessio-s së Vjenës n dhe anëtar i jurisë së përhershme për artet pamore në Ministrinë Austriake të Arteve, Kulturës, Shërbimit Civil dhe Sportit."
Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në më shumë se një kurs.
Pagesa e regjistrimit për pjesëmarrje 300€.
Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova.