Danilo Prnjat në Shkolla Verore si Shkollë 2018
25 korrik, 2018, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit
Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Rad (Umetnika)” nga Danilo Prnjat pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.
Qëllimi i “Rad (unmetnika” për Shkolla Verore si Shkollë 2018 është të hapë diskutim për publikun në temat të prodhimit të marrëdhënieve në punën e vendosun sot të artistëve të rinj, duke pasë parasysh që këto fusha transformohen drejt vetëqëndrueshmërisë të bazuar në industry creative, a po të prodhimit të lloj i të mirave për tregun e artit (koleksionet e artit)
Forma e dialogut përcjellet me shembuj të punëve të fundit të Danilo Prnjat që tenton të ngrit vetëdijën për mekanizma që janë modele dominante të bazuar në eksploatim të gjitha formave.
Danilo Prnjat (1982) është i lindur në Mali i Zi i (SFR Jugosllavia) dhe jeton dhe vepron në Beograd, Serbi. Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita arti, konferenca arti dhe biseda për art. Ai ka realizuar shumëllojshmëri të projekteve (art) dhe punëtorive që janë duke u marrë me politikë të pjesëmarrjes dhe punës kolektive. Në punën e tij ai tenton të tejkaloj kufijtë ekzistuës të artit dhe marrëdhëniet mes artit dhe realitetit shoqëror. Tekstet e tij kritike më së shumti publikohen në portale në webfaqe të dedikuar për kritikën e kulturës liberale – DeMaterijalisation of Art.