Edi Hila dhe Zef Paci në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Shkolla Verore si Shkollë
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Mueji i të rejave” nga Edi Hila dhe Zef Paci, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.
Franc Ashiku (1925-1998) ka qenë një nga ata pak artistë në vendin tonë që kanë krijuar në fushën e desainit grafik, gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Ai i takon brezit të intelektualëve të përsosur shqipëtarë të cilët kontribuan për vendin e tyre, përkatësisht me kohën kur jetuan, mbi ato urgjenca që prodhonte aktualiteti i tyre, me idealizëm dhe përkushtim të pa parë, për ta bërë këtë vend, një vend si gjithë të tjerët. Por ndër ta, Francit i takoi periudha më e vështirë, ajo e diktaturës komuniste, që më shumë se kudo, në fushën e artit ndërhyri ashpër duke penguar lirinë e krijimit, dhe në shumë raste duke persekutuar artistët.
Pllakati në atë kohë ka qenë, kuptohet kryekeput, politik dhe në pjesën më të madhe mbështetesh mbi strukturën konceptuale dhe formale të pllakatit sovjetik. Franc Ashiku me shume kujdes mundi të dalë në situata krijuese antikonformiste duke servirur një ritëm e formë kompozicionale jashtë skemave, me një zbërthim sintetik të konceptit apo temës së pllakatit. Krijimtaria e tij pati një ndikim direkt edhe në të tjera aktivitete që bëheshin në atë kohë, si në panaire, në industrinë e tekstilit apo në ekspozita përvjetoresh, ku tregoheshin arritjet dhe fuqia ekonomike e vendit, ku paraqitja e tyre kuptohet bëhej në eksponatet e improvizuara të cilat ishin edhe treguesit e kulturës në fushën e desainit grafik të asaj kohe. Në këto raste ai ka ndërhyrë në krijimin e ambjenteve të ekspozimit duke bërë efekt të madhë tek publiku i asaj kohe me shijen e hollë dhe shkallën e abstragimit, të elementeve simbolike, përmes një grafike për atë kohë mjaft bashkëkohore dhe të një dizajni të interierit, mund të themi modern.
Në këtë kontekst, piktura e Franc Ashikut është rezultat i traditës së krijuar nga piktura e para ardhësve të tij, Idromeno e Marubi, Kolombi e Rrota, i krejt atmosferës që përcjell figuracioni Shkodran, këtu kam parasysh çdo linjë, formë dhe ngjyrë që përcjellin, që nga arkitektura e qytetit, kostumet, muzika, festat e mënyra e të jetuarit në këtë qytet. por edhe ndikimi që ai pati nga artistët e rinj të asaj kohe, sidomos nga ata të cilët krijonin një atmosferë perëndimore me diskutimet e tyre ndërmjet vendit, si Danish Jukni, Thoma Dhamo, Vilson Kilica, Ksenofon Dilo, Sali Shjaku, e tjerë.
Edi Hila lindur në Shkodër, Shqipëri, 13 Tetor 1944. Jeton dhe punon në Tiranë, Shqipëri.
Si një figurë e rëndësishme e skenës së artit në Ballkan, vepra e Edi Hila ka dëshmuar për 20 vitet e fundit ndryshimet e thella të përjetuara nga shoqëritë postkomuniste në Evropë. Duke refuzuar të emigrojë në një vend më të prosperuar ekonomikisht, Hila mbetet duke jetuar në Tiranë, ku ai ka zhvilluar një praktikë që pasqyron natyrën kalimtare të historisë shqiptare (gjeografinë e saj midis lindjes dhe perëndimit) dhe mbi pozicionin e pikturës shqiptare në historinë e artit Mesdhe . Ai ka marrë pjesë në ekspozita të shumta ndërkombëtare, përfshirë Bienalen e Venecias (1999), "After the Wall" në Moderna Museet në Stokholm (1999), the Hamburger Bahnhof në Berlin dhe Muzeun Ludvig në Budapest (2000) si dhe "Blood and Honey - The Future's Balkan" e kuruar nga Harald Szeeman në Muzeun Essl në Vjenë (2003) dhe Bienalen e Liverpool (2010). Punimet e tij janë siguruar kohët e fundit nga koleksionet e Musée d'art Moderne Center Pompidou, FRAC Pays de la Loire dhe Fonds Komunale të Ville de Paris.
Zef Paci është diplomuar për Pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe ka gradën Doktor prej Qendrës së Studimeve Albanologjike Shqiptare pranë Institutit të Studimeve të Antropologjisë dhe Artit në një studim mbi fotografinë e Marubit. Prej vitit 1999 ai është profesor i Historisë së Artit dhe Pikturës në Universitetin e Arteve në Tiranë pranë Fakultetit të Arteve të Bukura. Përkrah veprimtarisë didaktike ai ka marrë pjesë në ekspozita si autor, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009, 2016), afreske (1995) e vitrazhe për ndërtesa kulti (2005 -2007) si dhe pjesmarrës në konferenca e workshope. Në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012 ishte organizator dhe kurator i Çmimit “Ardhje” për artistët e rinj organizuar nga T. I. C. A. Në 2008, 2011, 2013, 2015 dhe 2017 ishte kurator i ekspozitës “Idromeno”, një çmim kombëtar për artistët e rinj e organizuar nga Galeria e Artit e qytetit të Shkodrës. Ka kuruar dhe bashkëkuruar ekspozita të ndryshme kolektive e vetjake të disa e fotografëve (Marubi, Idromeno, Pici, Jakova, Rraboshta, Nenshati) përkatësisht në: Galërinë Kombëtare të Arteve në Prishtinë (2014) Marubi,objektivi i lëvizshëm i një arkivi (së bashku me Luçjan Bedenin), ekspozitën permanente të Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, Shkodër (2016), në GR Art Gallery, Stamford CT (2017) Marubi, life in images, në Trienale të Milanos (2018), Marubi, Il Rituale Fotografico. Ka kuruar dhe ekspozita disa artistëve të njohur shqiptarë (Edi Hila, Franc Ashiku, Lek Tasi) si dhe ndërkombëtare (What happened to the general?”).
Autor i disa botimeve mbi artin dhe fotografinë: Monografinë: “Marubi, fotografia si ritual” (2012); MARUBI: The moving lens of an archive”, Botim i Galerisë Kombëtare të Kosovës (2014); The History of Europian Photography 1939-1969 II, 2014, dhe The History of Europian Photography 1970-2000 III, 2016 (fotografia shqiptare), (Central Europian House of Photography); “Dhoma e dritshme” R. Barthes, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi.