Çmimi "Artistët e së nesërmes" 2021
Uresa Ahmeti, Endrit Jashanica, Enxhi Mehmeti
Puna kuratoriale: Lek M. Gjeloshi
Arkitektura e ekspozitës: Vala Osmani
Këshilltar kuratorial: Albert Heta
10/11/2021 - 11/12/2021
Hapja: 10/11/2021, ora: 19:00
Shpallja e fituesit: 11/12/2021, ora: 19:00
Adresa: Klubi i Boksit, Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë ekspozitën e finalistëve të çmimit "Artistët e së nesërmes" 2021.
Çmimi “Artistët e së nesërmes” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të bëhen pjesë e një procesi specifik që përfshinë vlerësimin e veprave dhe artistëve nga një juri kredibile ndërkombëtare, mundësi që të bashkëpunojnë me ekipin kuratorial të Stacion - Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë dhe të marrin pjesë në ekspozitën vjetore të finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited. Pas kthimit nga SHBA artistët fitues bëhen pjesë e programit vjetor të Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë me ekspozitën personale që shfaqet në Klubin e Boksit në Prishtinë.
Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2021 e përbërë nga Anne Barlow, drejtore e TATE St Ives, Britani e Madhe, Qëndresë Deda, artiste, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, Minna Henriksson, artiste, Adam Kleinman, kurator i pavarur dhe shkrimtar, si dhe kurator rajonal për Amerikën Veriore në Fondacionin Kadist Art, dhe Nebojša Milikić, punëtor kulturor dhe menaxher, hulumtues dhe aktivist që punon në Beograd, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2021, Uresa Ahmeti, Endrit Jashanica dhe Enxhi Mehmeti.
Finalistja e parë është Uresa Ahmeti, puna multi-disiplinare e së cilës përfshin video, performancë dhe tekst. Juria ishte e interesuar në mënyrën në të cilën ajo merr në pyetje marrëdhënien midis artistit dhe audiencës, të vëzhguarit dhe vëzhguesit, në kontekste që përfshijnë arkitekturën dhe hapësirën publike të Prishtinës. Ahmeti përqafon mosbindjen dhe refuzimin si mënyra për të rimarrë veten, duke sfiduar normat dhe pritjet rreth shprehjeve dhe përceptimeve të identitetit gjinor.
Uresa Ahmeti është një shpirt i lirë, aktiviste, artiste dhe veçanërisht, një killjoy feministe. Ajo ka përfunduar shkollën e mesme në United World College Maastricht në Holandë, pasi fitoi një bursë kombëtare dhe aktualisht është në vitin e fundit të studimeve për Sociologji dhe Studime Feministe, Gjinore dhe Seksuale në Universitetin Wesleyan, CT, SHBA. Të shkruarit është një nga specialitetet e saj. Si shkrimtare, aktiviste dhe artiste konceptuale, ajo e ka parë gjithmonë artin dhe aktivizmin si të pandashëm nga njëri-tjetri. Nga brohoritje të poezisë-slam në protestat kundër dëbimit në Holandë deri te interpretimi i pjesëve origjinale në festivalin FemART në Evropën Juglindore, ky kombinim i artit dhe aktivizmit ka formësuar rrjedhën e jetës së saj. Marrja në pyetje, zhvendosja dhe zgjerimi i binareve sociale është pasioni i saj. Puna e saj trajton dhe sfidon strukturat shoqërore kapitaliste, hetero-normative dhe patriarkale. Performancat e saj “From ‘other’ to Self’” dhe “Interrogating Power” si dhe podkastet që ajo ka prodhuar, dhe libri i saj me poezi i botuar së fundmi “How the Hell Do I Abort a Demon” mes veprave të tjera, bëjnë thirrje për vetë-agjenci, prodhimi i njohurive të vendosura nga vetvetja, ndërgjegjësimi shoqëror, njohja dhe kundërshtimi i mënyrave në të cilat sistemet e shtypjes bashkëekzistojnë dhe nënshtrojnë trupat. Për këtë, ajo bën thirrje për heqjen totale të këtyre sistemeve përmes normave të queer, binare dhe mënyrave për të kaluar veten nëpër botë.
Finalisti i dytë është Endrit Jashanica, aktualisht është duke studiuar për Art Konceptual dhe Media të Reja. Interesi i Endritit për artet u frymëzua nga pasioni i tij për të zbuluar modele brenda modeleve në mjedisin e tij. Qëllimi i tij si artist është t'i bëjë njerëzit të ndjejnë kompleksitetin, vështirësinë dhe kënaqësinë për të qenë gjallë. Ai ndërton përvoja që i bëjnë të gjithë pjesëmarrës. Qenia e tij si një jack-of-all-trades e ka pasuruar perspektivën e tij - duke kërkuar të provojë se "asgjë" në botën tonë është vetëm fillimi, një vendmbajtës për një model të ri të zë vend.
Puna dhe eksplorimet e tij përfshijnë vepra arti të dizajnuara dhe prodhuara nga teknologjitë e mediave reja - nga arti virtual dhe interaktiv, arti 3D, gjenerativ, te realiteti i përzier (XR).
Finalistja e tretë është Enxhi Mehmeti kënaqet me gjërat fantastike që ndodhin rreth saj dhe kënaqet duke i bërë ato të dukshme për të tjerët përmes teknikave të ndryshme artistike që kërkojnë durim dhe dashuri. Ajo ka lindur dhe është rritur në Kassel të Gjermanisë si fëmijë i dy prindërve kosovarë. Ajo studion art në Hochschule für Gestaltung Offenbach am Main që nga viti 2017 dhe bursë në Zollamt-Atelier-Stipendium – Offenbach, që nga viti 2019, në vazhdim.
Ekspozita të punës së saj: Haus – Vjenë, 2021 (ekspozitë në grup), Keta jemi ne – Kunstverein Frankfurt, 2021 (ekspozitë në grup), Entropie, atopie, të mësuarit për të numëruar - BOK Offenbach, 2019 (ekspozitë në grup), Reinfall – florens cargo, Darmstadt, 2017.
Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2021 do të shpallet me 11 dhjetor 2021 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2021.
Fituesi/ ja i/e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2021 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë në Residency Unlimited, gjatë periudhës prill/maj 2022, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2023.
Çmimi “Artistët e së nesërmes” është çmimi kryesor për art për artistët e rinj bashkëkohor në Kosovë i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York dhe The Trust for Mutual Understanding në New York.
Qëllimi i çmimit "Artistët e së nesërmes", i organizuar në Kosovë nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, është që të ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre duke i zhvendosur ata nga një rol i margjinal në një rol qendror në shoqëri.
Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.
Qëllimi i Kryetarit Havel, organizatorëve dhe themeluesëve të Çmimeve YVAA ishte të shpërblejnë artistët e rinj me një rezidencë artitike në SHBA, dhe për t’i ekspozuar ata në botën jashtë vendeve të tyre dhe për të teksuar rolin e kulturës në demokratizimin e shoqërisë dhe rolin e kulturës në shoqërinë civile. Ata themeluan një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohej nga juritë e pavarura dhe që ndrroheshin, pa nepotizëm dhe favorizim. Ky mision themelues dhe kjo kornizë programore, për të përkrahur artin bashkëkohor, për të njohur dhe shpërblyer ekselencën artsitike, për të ngjizur shkëmbimin kulturor dhe për të ndërtuar kapacitetin e institucioneve të pavarura të artit dhe shoqërisë civile, janë edhe udhërrëfyes për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizmin e çmimit “Artistët e së nesërmes”.
Në vitin 2015, Residency Unlimited (RU) u angazhua si organizator i programit YVAA dhe nikoqir i programit rezidencial në Nju Jork. Në shtator të vitit 2015, Stacion – Qendra për Art Bashkëohor Prishtinë është ftuar për të marrë përsipër organizmin dhe udhëheqjen e çmimit “Artistët e së nesërmes” në Kosovë, duke filluar me edicionin e parë të vitit 2016.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimit e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë territorin e Kosovës.
Mbështetësit kryesor të çmimit “Artistët e së nesërmës” 2021 janë: Trust for Mutual Understanding (TMU), Independent Curators International (ICI), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.