• Felix Gmelin në Shkolla Verore si Shkollë 2018
Felix Gmelin: Ju urojmë Mirëseardhje në një Ditë Aktive, Inspiruese dhe Pjesëmarrëse/Interaktive!

Felix Gmelin në Shkolla Verore si Shkollë 2018
26 korrik, 2018, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Ju urojmë Mirëseardhje në një Ditë Aktive, Inspiruese dhe Pjesëmarrëse/Interaktive!” nga Felix Gmelin, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.

“Ju urojmë mirëseardhje në një ditë aktive, frymëzuese dhe pjesëmarrëse!”
(Rreth gjendjes aktuale të edukimit përbrenda studimeve humane)

Ne jemi duke u vlerësuar, por kush është duke e vlerësuar kë, dhe mbi çfarë kritere? Sot universitetet janë të obliguara të jenë transparente dhe të krahasushme sipas “Procesit të Bolonjës”, i cili është i shkëlqyeshëm për mobilitetin e studentëve. Pot kush është duke e vlerësuar kë, dhe mbi çfarë kritere? Cilat janë kualifikimet e vlerësuesve? Pse reformat menaxheriale të orientuara drejt tregut humbin drejtimin në edukimin e individëve që mund të ndërlidhen me pytjet shoqërore? Ky projekt ka për qëllim të vlerësojë vlerësuesit.

Reformat edukative që përcjellin “Marrëveshjen e Bolonjës” synojnë legjitimimin përmes metodave vlerësuese intenzive. Ky proces vlerësimi është hapur ndaj ndikimeve politike të fuqishme mbi arsimimin e lartë nga instucione qeveritare të ndryshme. Si duhet ne si edukatorë të studimeve humane dhe të artit të përballemi me këtë çështje?

Për të kuptuar se si funksionojnë metodat menaxheriale në praktikë përbrenda studimeve humane, unë kam punësuar Mr. Rhaman K.J. Wagner, i cili punon në departamentin gjerman të bazuar në Bad-Homburg në Kaizen Institute – një ndërmarrje e njohur botërisht që ndihmon industritë në përmirësimin e efiqiencës – dhe e kam prezentuar atë me gjashtë studentë të Universitetit Carl von Ossietzky në Oldenburg, Gjermani.
Ky aranzhim ishte një mundësi për të kuptuar një ngjarje të vërtetë të cilën ma kishte treguar një shok i imi artist, Markus Degerman, i cili përjetoi saktësisht të njejtin skenar në Akademinë e Artit Tromsø në Norvegji. Dykuptimësia e reagimit të studentëve ndaj këtij arsimimi menaxherial në Kaizen të performuar nga trajneri Mr. Wagner, dhe si u qaset ai atyre, për mua, është përmbajtja e kësaj ngjarje dhe video.

Ju urojmë mirëseardhje në një ditë aktive, inspiruese dhe pjesëmarrëse/interaktive!” u komisionua nga Edit Molnár, Lívia Páldi dhe Marcel Schwierin për ekspozitën “The Fevered Specters of Art” në Edith-Russ-Haus në Oldenburg. Kjo video u shfaq në KOHA vision – KTV, e kuruar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina në 2017, dhe do të paraqitet në një libër rreth ekspozitës në Edith-Russ-Haus, të edituar nga Nataša Ilić dhe publikuar nga Sternberg Press 2018.


Felix Gmelin jeton dhe vepron në Oslo. Ai ka studiuar në Institutin Mbretëror të Artit/Kungl. Konsthögskolan në Stockholm (1983—1988) dhe aktualisht punon si profesor për art bashkëkohor në Akademinë Kombëtare të Artit në Oslo si dhe ligjeron në Akademinë Ndërkombëtare të Artit në Palestinë. Në vitin 2010 Gmelin shpërblehet me çmimin “Carnegie Art Award” për një nga veprat që pothuajse ishte një kërkim arkeologjik politik dhe shoqëror të shtrirjes të së prekshmes dhe të shprehurit të pikturës. Një tematikë kyçe në performancat e hershme artistike, Gmelin rikthehet në fushën e veprimit, me një vepër komplekse që konsideron “prekjen” piktoreske duke kaluar nëpër media të filmit, pikturës dhe imazhe të shtypura.

Ekspozitat individuale të Gmelin janë PORTIKUS, Frankfurt a.M; Malmö Konstmuseum dhe Gasworks, Londër; Galerie Nordenhake, Stockholm; Milliken Gallery, Stockholm; Annet Gelink Gallery, Amsterdam; Vilma Gold, London dhe maccarone inc., New York, përfshirë prezentimet solo në Premier | Art | Basel dhe në Frieze Art Fair. Ka marrë pjesë në ekspozita kolektive si në Bienalen e 50-të të Venedikut të kuruar nga Francesco Bonami dhe Daniel Birnbaum; Bienalja e 52-të e Venecias e kuruar nga Robert Storr; Bienalin Berlin 4 të kuruar nga Maurizio Cattelan, Massimiliano Gioni dhe Ali Subotnick si dhe October Salon 2006 në Beograd të kuruar nga Barbara Heinrich dhe René Block.