Stacion - Qendra për art Bashkëkohor Prishtinë hap thirrjen për Edicionin e parë të Konkursit për Projekte Hulumtuese Kuratoriale – KPHK pjesë e programit “Fuqizimi i Angazhimit Kulturor dhe Rritja Artistike në Kosovë – FAKRRA”.
Programi “Fuqizimi i Angazhimit Kulturor dhe Rritja Artistike në Kosovë – FAKRRA” është intervenim programor i instituconit që mbështetet në vrojtimet dhe hulumtimet e vazhdueshme të rrethanave aktuale në institucionet e pavarura, skenën e artit dhe kulturës në Kosovë dhe zhvillimeve në politikat publike dhe institucionet publike, dhe institucionet pjesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Zhvillimet aktuale në shoqëri dhe në art dhe kulturë në Kosovë kanë treguar nevojën kritike për insitucione të fuqishme të pavarura si hapësirë e pacenuar nga ndikimi partiak, dhe përkrahje e vazhdueshme për krijimtarinë e lirë artistike dhe mendimin e lirë, ku hapësira e krijuar mbështetë produksion e pavarur artistik dhe krijon angazhim afatgjatë që shërbejnë në ngritjen dhe zhvillimin e artit dhe kulturës, sferës së lirë publike dhe mjedisit të lirë shoqëror dhe artistik.
Edicioni i parë i Konkursit për Projekte Hulumtuese Kuratoriale – KPHK zhvillohet në një kontekst në të cilin në institucionet publikë të arsimit të lartë në Kosovë mungon një degë e studimeve kuratoriale si dhe degë e studimeve të historisë së artit, që si rezultat sjellë edhe mungesën e pregaditjes profesionale të zbatuesëve të politikave publike dhe projekteve kuratoriale, por edhe mungesën e kritikës artistike dhe shoqërore.
Edicioni i parë i Konkursit për Projekte Hulumtuese Kuratoriale – KPHK, është dizajnuar si intervenim dhe mundësi për kuratorët e rinj, artistët, profesionistët e rinj, studentët universitar ose të diplomuar në vend dhe diasporë, që zhvillojnë kapacitetet hulumtuese dhe kuratoriale përmes mentorimit dhe edukimit, dhe krijojnë përvojë praktike në një fushë specifike të punës në Stacion - Qendra për art Bashkëkohor Prishtinë.
KPKH është dizajnuar të mbështesë propozimin e zgjedhur me kapacitet institucional për zhvilimin e projektit të hulumtimit dhe ekpozitës kuratoriale, të mbështesë produksionin dhe promovimin publik, për të investuar dhe ngritur cilësinë e krijimtarisë së re kuratoriale dhe artistike; duke theksuar ndikimin e madh që ka arti dhe kultura e pavarur si komponent i rëndësishëm i zhvilimit shoqëror demokratik.
Bartësi i projektit të përzgjedhur do kenë mundësinë të krijojë rrjet të ri institucional, të ndërlidhet dhe ndërveprojnë me institucione të tjera në vend, dhe jashtë vendit.
Me Edicionin e Parë të KPHK, Stacion - Qendra për art Bashkëkohor Prishtinë të indentifikojë dhe zhvilloj 1 projekt hulumtues kuratorial. Projekti mund të përfshijë bashëpunimin me një apo më shumë artist nga vendi dhe diaspora, dhe artistë të huaj. Bartësi i projektit të përzgjedhur do fitoj bursë kuratoriale përmes të cilit do zhvillojë projektin duku punuar me ekipin e Stacion - Qendra për art Bashkëkohor Prishtinë, për 3 deri 4 muaj gjatë vitit 2024.
Aplikimi duhet të përmbajë një biografi të aplikuesit, projekt propozimin që duhet të përfshijë informata teknike për projektin, propozimin për arkitekturën e ekspozitës, dhe dekladatën kuratoriale, apo eseun kuratorial prej 500 deri 800 fjalë.
Konkursi mbyllet me 23 shkurt, 2024.
Materialet e aplikimit mund të dërgohen në tri gjuhë (shqip, serbo-kroatisht, dhe anglisht) në email adresën application@stacion.org.
Projekti i zgjedhur kuratorial do të zhvillohet dhe mund të realizohet si pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për art Bashkëkohor Prishtinë për vitin 2025. Ekspozita e zhvilluar mund të organizohet ne Klubin e Boksit në Prishtinë, hapësirë prestigjioze ekspozuese që administrohet nga Stacion - Qendra për art Bashkëkohor Prishtinë.
“Fuqizimi i Angazhimit Kulturor dhe Rritja Artistike në Kosovë – FAKRRA” mbështetet nga Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës - RRIPAK, Hej Taxi, DZG and x-print.