Kursi 1: Midis djepave dhe barrikadave: Metodologjia Feministe dhe Metodat e Hulumtimit Artistik
Afati për aplikim është deri me 16 korrik 2021.
Nëse dikush pajtohet se arti feminist është një fazë në historinë e artit, një lëvizje, një ligjërim apo një zhvendosje e plotë në mënyrat e të bërit të gjërave, është e qartë se ajo përfshin një mënyrë tjetër për të bërë art dhe për të kuptuar artin. Në tre seanca të ndryshme të ndërlidhura (prezentime të pasuara nga seanca leximi dhe punëtori) prof. Suzana Milevska do të prezentojë metodat themelore të hulumtimit feminist dhe zbatimin e tyre në praktikat artistike.
Duke filluar nga dekonstruksioni si metodologjia kryesore interpretuese dhe duke përfshirë disa argumente dhe ide më të reja nga post-marksizmi, kritika postkoloniale dhe institucionale, ekofeminizmi, cyber-feminizmi, transversaliteti dhe intersektionaliteti, kursi do të adresojë potencialin e argumenteve teorike për hulumtime të ndryshme artistike feministe dhe art aktivist. Kështu që ky kurs i shkurtër i metodologjisë feministe dhe metodave të hulumtimit nuk adreson vetëm artin feminist, por do të ofrojë një rrjet të mendimit feminist që është ngulitur tashmë në historinë e artit feminist.
Kursi argumenton se analiza e thellë se si njohuritë e historisë dhe teorisë së artit feminist formohen si homologe të strukturave dhe sistemeve ekzistuese të artit: si një "formim diskursiv në boshtin e pushtetit të institucionalizuar në muze dhe akademi" (G. Pollock ) Më saktësisht sesi shkon përtej përcaktimit të saj nga kontekstet e përgjithshme shoqërore-politike dhe kushtet ekonomike (që prodhuan hegjemoninë e gjatë tradicionale të historisë së artit të përcaktuar nga patriarkia perëndimore). Kjo kërkon ndërthurjen e artit dhe historive të tij me politikën feministe dhe shtresa të ndryshme hulumtuese disiplinore dhe ndër-disiplinore. Megjithëse vetë kërkimi feminist konsiderohet si një metodologji, nuk ka metoda specifike të hulumtimit feminist, kështu që feminizmi përdor shumë metoda ekzistuese të kërkimit, por duke bërë pyetje të reja kërkimore. Pyetjet kryesore të përgjithshme kërkimore të adresuara gjatë kursit do të jenë pyetjet e zakonshme që feministët bëjnë në lidhje me epistemologjinë dhe ndërtimin e njohurive. Theksi kështu do të vihet në pozicionimin e studiuesit brenda procesit të hulumtimit dhe brenda teorizimit dhe qëllimit të synuar të njohurive të prodhuara (p.sh. qëllimet për të kuptuar pse pabarazia midis grave dhe burrave ende ekziston dhe për të hetuar arsyet kryesore për dominimi mashkullor). Debati themelor rreth ndryshimit midis esencializmit dhe konstruktivizmit do të trajtohet përmes shembujve të ndryshëm artistikë.
Suzana Milevska është një kuratore dhe teoriciente e kulturës vizuale me qendër në Shkup. Interesat e saj kuratoriale spikasin tematika nga kritika postkoloniale dhe feministe e regjimeve përfaqësuese të fuqisë hegjemonike, deri te projektet e artit bashkëpunues dhe pjesëmarrëse në komunitetet e margjinalizuara. Në vitin 2019 Milevska kuroi ekspozitën Contentious Objects/Ashamed Subjects në Universitetin Politeknik, Milano, si Hetuese kryesore për projektin TRACES - Horizon 2020 (2016-2019). Që nga vitet 1990 ajo ka kuruar ekspozita të shumta ndërkombëtare, siç janë: The Renaming Machine, Roma Protocol (Parlamenti Austriak, Vjenë), dhe Call the Witness, BAK Utrecht. Ajo ishte iniciatorja e Call the Witness - Pavilion i Romës, Bienalja e Venecias (2011). Milevska ishte profesoreshë e Historisë së Artit të Evropës Qendrore dhe Juglindore, Akademia e Arteve të Bukura Vjenë, 2013-2015. Ajo mban një doktoraturë në Kulturat Vizuale nga Kolegji Goldsmiths në Londër dhe ishte një studente Fulbright. Në vitin 2010 ajo botoi librin e saj “Gender Difference in the Balkans” dhe redaktoi shkrimin “The Renaming Machine: The Book”. Ajo redaktoi gjithashtu librin “On Productive Shame, Reconciliation, and Agency”, Sternberg Press, 2015 që ishte si rezultat i konferencës ndërkombëtare nga e cila kishte marr emrin që kuroi në 2014 në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Në vitin 2012 Milevska fitoi çmimin ALICE për kurimin politik dhe çmimin Igor Zabel për Kulturë dhe Teori.
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në më shumë se një kurs.
Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.