• Shkolla Verore si Shkollë 2021: Kursi 6
Kursi 6: Nga thirrja te thirrja e disa
Kursi 6: Nga thirrja me emër deri te ftimi i “shpirtrave të ligë “ (nga përbuzja klasike përmes urrejtjes klasore deri te dënimet elegante)
Kurs nga Nebojša Milikić
9 - 14 gusht, 2021
2 ECTS kredi

Afati për aplikim është deri me 16 korrik 2021.

Përshkrimi i kursit
Kurdoherë që TINA (NUK KA ALTERNATIVE TJETER) Bota po lufton me kontradiktat e saj dhe konfliktet, pyetjet dhe përgjigjet për një ndryshim rrënjësor janë në pytje. Midis shumëllojshmërisë së koncepteve dhe përmbajtjeve të tyre ende ekziston një temë unifikuese - një rol i klasës punëtore në një ndryshim të pritshëm. Shihet qartë se subjekti i supozuar revolucionar është i panjohshëm në një shpërndarje aktuale të roleve (dhe mënyrave) në luftën globale klasore.

Me qëllim ose jo, shumë artistë u angazhuan në gjurmimin e kësaj teme dhe në pasqyrimin e cilësive, kapaciteteve dhe misioneve të saj të supozuara. Nuk është çudi, pasi nuk ka një fushatë ambicioze politike apo debat shoqëror në të cilën këto çështje nuk janë dukshëm mbizotëruese ose thelbësisht të përcaktuara. Spekulimet dhe negociatat për nevojën dhe "vullnetin" e njerëzve projektojnë përherë në ekranin e pritjes shoqërore dhe imagjinatës shoqërore. Ekran dhe përmbajtja e të cilit natyrisht që përditësohet çdo ditë dhe kontrollohet vendosmërisht nga klasa në pushtet, për këtë janë të dukshme edhe kufizimet për spekulimet dhe kornizat për negociata.

Shtrohet pyetja nëse është sado pak detyrë e artit dhe kulturës (popullore) të hapë hapësira të reja debati dhe horizonte të reja të imagjinatës - që do t'i rezistonin dhe ballafaqoheshin me kufizimet dhe kornizimet e dhëna. A munden dhe a do negocijonin ata (agjensitë e artit dhe të kulturës dhe aktorët) çdo ditë ekzistencën dhe profilin e tyre në një sferë sociale dhe politike hegjemonike dhe të mos paguajnë një çmim shumë të lartë për të?
Për të kontribuar në kuptimin e pozicioneve ideologjike dhe estetike dhe dinamikën e të gjitha këtyre proceseve, kursi do të shqyrtojë në mënyrë kritike një fenomen interesant në kulturën popullore, i vëzhgueshëm në disa filma dhe seriale televizive shumë të famshme - një shfajësim dhe shpifje e një figure të një klase punëtore / personazhe të shtypur. Modeli i përbuzjes klasike (i klasave të sunduara nga klasat në pushtet) përmes urrejtjes së klasës (shikuar nga pozicioni i luftës së klasave "nga lart") drejt ndëshkimit klasor (të "shpirtrave të këqij") shfaqet në më shumë se disa prodhime të suksesshme në mbarë botën.

Detyra e pjesëmarrësve është të eksplorojnë këtë fenomen, duke filluar me një model mësimor të vëzhguar në romanin e famshëm të Dostoevsky (“Demons” or “Evil Spirits”) dhe duke vazhduar me ekzaminimin e asaj që duket sikur është një zbatim i sinqertë apo thjesht i pa qëllimshëm, aplikimi sipërfaqësor i një modeli të tillë - nga autorë të njohur dhe pjesët e tyre mjeshtërore e të mirënjohura nga Tarantino deri në Bong-Jon-ho, nga Lord of the Rings tek Game of Thrones.

Kursi do të përqendrohet në fragmente të zgjedhura, të cilat - përmes analizave të veprimtarisë bashkëpunuese dhe teorike - mund të mundësojnë diskutimin dhe interpretimin e kuptimeve dhe mesazheve të mundëshme nga këndvështrime të ndryshme ideologjike. Pjesëmarrësit do të ftohen gjithashtu të propozojnë për analiza shembuj të tjerë karakteristikë nga kultura popullore. Kursi mund të rezultojë në një seri shënimesh të botuara nga debatet.

Biografia
Nebojša Milikić është punëtor dhe prodhues kulturor, jeton dhe punon në Beograd, Serbi. Që nga viti 1990 u angazhua në aktivizëm politik, praktikë organizative, artistike dhe kuratoriale në artet pamore dhe relacionale, kërkime të pavarura, shkrime dhe debate për problemet kulturore dhe sociale. Merr pjesë në një numër projektesh kërkimore të pavarura dhe fushata aktiviste brenda dhe jashtë vendit. Nga viti 1999 e tutje punon në Qendrën Kulturore Rex në Beograd, si iniciator dhe koordinator i programeve dhe projekteve të ndryshme. Anëtar i nismës No To Rehabilitation dhe organizata joqeveritare kulturore REX, dedikuar luftës kundër revizionizmit historik dhe negativizmit. Shkruan me kritik mbi kulturën dhe politikën dhe boton në portale të ndryshme aktivistësh dhe arti. Kohët e fundit ka redaktuar disa botime në Serbi dhe Rumani në lidhje me pozicionimin politik dhe kulturor të klasave të mesme, të sotme.

Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në më shumë se një kurs.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.