• Shkolla Verore si Shkollë 2021: Kursi 12
Kursi 12: Nudo

Kursi 12: Nudo
nga Merita Selimi
9 - 14 gusht, 2021
2 ECTS kredi

Afati për aplikim është deri me 16 korrik 2021.

Përshkrimi i kursit
Duke u ndalur në morfologjinë trupore dhe gjinore, një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe vizatimi i figurës njerëzore. Kjo shihet në studimet e performancës dhe dialogut mes modelit (figurë nudo) dhe punës studimore të studentit. Vëllimet trupore dhe strukturore (fizike) janë të studiuara në një gamë të gjerë të disiplinave përfshirë antropologjinë, sociologjinë, historinë e artit dhe studimet kulturore. Ndërmjet disiplinave të tjera që zhvillohen është dhe  lënda e “Nudos” Qëllimi i këtij kursi është të familjarizojë studentët me marrëdhënien e vizatimit dhe të natyrës njerëzore.

Puna me studentët zhvillohet në mënyrë individuale pasi problemi është më personal, kjo varet nga karakteri, metodologjia që kërkon në punë çdo student.

Kërkimi i punës së studentit në lëndën e nudos  bazohet pas një tradite artistike që është ndërtuar në shkollë. Por gjithashtu është një kërkim vizual ku kërkohet jo vetëm interpretimi i natyrës, por dhe zhvillimi i imagjinatës, iniciativa personale, kreativiteti, diversiteti i teknikave si përveç; lapsit, karbonit, penës mjetet shprehëse në punën e studentit pretendohet të jenë të shumëllojshme.

Realizimi me natyrën konsiston me analizën shumëplanëshe që studenti vendos me mjetet shprehëse të tij si; linja-konturi (vizatimi linear që është mënyra e plasticitetit të linjës), vizatimi kështu formatohet nga linja e jashtme si një shembull i pamjes ideale, ekspresiviteti, karakteri i modelit, (gjë që nuk qëndron vetëm në ngjashmërinë por në lëvizjen e nudos, mënyra se si qëndron, si rrin ky vëllim në hapësirë.) Vizatimi nga natyra synon realizimin me emocion të nudos nga perceptimi vizual i cili konsiston;

Lënda e nudos niset detyrimisht nga njohja e figurës e cila fillimisht fillon me vizatimin që është abc e imagjit, të cilën studenti  duhet ta interpretojë dhe jo të shfaqë një kopje të saj, kjo është e lidhur me prespektivën dhe anatominë si dy disiplina prej nga konsiston integrimi i pjesës së mësimdhënies së kësaj lënde.

Ky kurs i afron studentit dialogun midis objektit – figure (nudo), që do të thotë të raportojë me dimensionin, formën, strukturën anatomike, mjeshtërinë gjë që është baza e fillimit të programit mësimor.

Mesimi në lëndën e nudos bazohet në metologjinë që pedagogu i ofron studentit.

Biografia
Merita Selimi Spahija është pedagoge, lektore në lëndën e Nudos në Fakultetit të Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë. Në vitin 2020 ka përfunduar studimet e doktoraturës pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, dega Etnologji-Folklor, specialiteti Etnologji, Tiranë.

Ka marrë pjesë në një numër të madh të eskpozitave kolektive dhe personale. Ndër ekspozitat personale, përmendim ekspozitën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, 2000. Ekspozitat kolektive “VizArt Time para dhe pas viteve 90”, “Synimet” Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë dhe Galeria Kombëtare e Kosovës, 2021, Muzeu Historik, Tiranë, 2020, ”The Legend of Castle, Marie du 1’er arroundissement de Paris, Palace of Europe, Strasbourg, 2017, “Salloni i Artit”, Shkodër, 2020, në të cilën ka qenë fituese e çmimit të parë dhe Ekspozita kombëtare e arteve pamore “Onufri 94”, GKA, Tiranë, 1994, në të cilën ka qenë fituese e çmimit të parë për grafikë. Në vitin 2003, ka qenë rezidente 3 mujore në ”Citte Internationale des Arts,” Paris. Francë.

Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në më shumë se një kurs.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.