• Kursi 4: Violence and Vision Towards a Critical Theory of Seeing
Kursi 4: Violence and Vision: Towards a Critical Theory of Seeing
Kursi 4: Violence and Vision: Towards a Critical Theory of Seeing
Udhëhequr nga Sami Khatib
19 - 27 Korrik, 2018


Përshkrimi i Kursit:
"Vizioni është gjithmonë çështje e pushtetit të të parit – ndoshta edhe i dhunës të përbrendsuar në praktikat tona vizuele. Me gjakë të kujt më janë gdhendur sytë?” (Donna Haraway)

Ky kurs me bazë teorike hulumton modelet epistimologjike të të parit dhe lidhjen e tyre me strukturat aktuale të pushtetit, të dhunës dhe dominimit. Në historinë e diturisë, modelet vizuele siç është “camera obscura” (prej optikës), anamorfoza (prej pikturës) ose “parallax” (prej astronomisë) janë përdor për të hulumtuar zbrazëtirat themelore në reprezentimin tonë natyralist të botës si dëshmi vizuele. Brenda kursit do të diskutohet problemi epistimologjik i mashtrimit, iluzionit, dhe pikave të verbëra (blind spots) si themele të fushës vizuele e jo reduktimin në apartura teknologjike (nga fotografia analoge dhe filmi deri tek format aktuale të mediave digjitale). Siç edhe do të shohim gjatë kursit, problemi i dëshmisë vizuele paraprin hyrjen në teknologjitë optike dhe metodat e tyre të riprodhimit. Megjithatë, ishte pikërisht hyrja dhe njohja e këtyre teknologjive materiale që mundësoi më tutje teoretizimin e fushës vizuele dhe perspektivizimit të teorisë. Proverb “Një fotografi vlen sa mijëra fjalë” është tregues në këtë rast. Një imazh “thotë” shumë, bart një tepricë kuptimesh që thjeshtë nuk janë të vetëkuptueshme. Ashtu siç edhe është demostruar nga diskutimi i famshëm i Foucault mbi teorin e panopticon-nit të Bentham-it, mjetet vizuele dhe linguistike të prodhimit të dëshmisë e me këtë rast të diturisë janë poashtu prodhim i fuqisë: dhuna dhe vizioni, biofuqia dhe dituria nuk janë të ndara por formojnë një strukturë të jobarabartë.

Megjithatë, si mund ta kuptojmë këtë strukturë? Nëse vizioni dhe perspektiva, syri dhe shikimi nuk janë identik, një teori kritike të të parit duhët të largoj nga vetja dy këndvështrime epistimologjike diametralisht të kundërta: (1) dija shkencore objektive si trashëgimtar sekular i pikëpamjes përmbledhëse, e megjithate akoma të paarritshme të ‘God’s-eye-view’, (pamja-syri-Zoti) dhe (2) ndjeshmëria vizuele si fantazi (post)moderne e të parit dhe/apo të reprezentimit të perspektivës së supozuar të së nënshtruararës ‘Tjetër’. Ky kurs largohet nga sfida për të menduar një perspective të tretë që mund të shmang që të dyja, relativizmin epistemologjik të humanitarizmit kaleidoskopik të sotshëm dhe të objektivizmit gjithëpërfshirës të ashtuquajtur ‘hard science’(shkencë e rëndë) të materializuar në rrjetin tekno-distopian të bio-fuqisë.


Biografia
Sami Khatib mban titullin M.A. në Media Studies and Philosophy (2004) (Studime mbi media dhe Filozofi) dhe Ph.D. për Media Studies (Studime mbi media) nga Freie Universität Berlin (Gjermani). Pas përfundimit të bursës postdoktorale Andrew Mellon në Qendrën për Art dhe Shkencave Humane në Universitetin Amerikan të Bejrutit (2015/16) ai i bashkagjitet Departamentit për Arte të Bukura dhe Histori të Artit në AUB si “Whittlesey” Profesor Asistent i ftuar. Puna e tij mbërthen fushat e Teorisë së Estetikës, Teorisë Kritike, Teori e Medias dhe Studime Kulturore me fokus të veçantë në mendimet e Walter Benjamin. Fusha e tij e ekspertizës është Filozofia Kontinentale e shekullit të 19-të dhe 20-të, e theksuar mbi Shkollën e hershme të Frankfurtit, Kantin, Idealizmin Gjerman, Nitçen, Marksin, Frojdin dhe post-Strukturalizmin. Ai është autor i librit mbi Walter Benjamin (Marburg: Tectum, 2013), një përkthim në gjuhën angleze i titulluar “Teologjia pa fund”, Dislokimi i Mesianit nga Walter Benjamin pritet të vijë. Para kësaj, ai gjithashtu ka ligjeruar për Studime Kulturore dhe Mediale në Universitetin Freie në Berlin.

Në vitin 2012 ai është shpërblyer me bursën për rezidencë nga Akademia ndërdisiplinare Jan van Eyck, instituti post – akademik për hulumtim dhe produksion në fushën e arteve të bukura, dizajn dhe teori, në Maastricht (NL). Ai poashtu ka publikuar gjerësisht në volume dhe revista ndërkombëtare.