• Shkolla Verore si Shkollë 2018
Kursi 7: Discussion About an Artwork

Kursi 7: Discussion About an Artwork
Udhëhequr nga Milica Tomi dhe Branimir Stojanović
23 – 28 Korrik, 2018


Përshkrimi i shkurtë i kursit:
“Diskutim mbi një vepër Arti” do të merret me historinë dhe pasojat nga viti 2000 “Diskutimi për një punë arti” (DAA), organizuar në Beograd nga Miliza Tomić dhe Branimir Stojanović. DAA është inspiruar nga vizita e Tomić në Budapest me 2000 për një bisedë me artist të organizuar nga kolektivi artistik “Little Warsaw” (Andras Galik dhe Balint Havas), Budapest. “Little Warsaw” ka ftuar artistët të prezentojnë dhe të diskutojnë punën e tyre në mënyrë që të rishqyrtojnë dhe zhvillojnë “mendim jo-formal dhe jo-institucional” në prodhimin e artit bashkëkohor. Të frymëzuar nga ky model, DAA në Beograd është përpjekë që të prodhoj një hapësirë për diskutime të hapura, kritike dhe të angazhuara që kanë analizuar prodhimin në art, politikat e ekspozimit, dhe intepretimin e kontekstit socio-politik, ekonomik dhe ideologjik në fund të luftërave Jugosllave si dhe ideologjinë e pajtimit si form neo-liberale. Ka vënë në pyetje skenën e artit në Serbi, që është shfaq përmes një kornize të artit jo zyrtar, dhe e cila ka pasë mundësi të vazhdoj në një sistem të implikuar në prodhimin dhe në përjetësimin e luftës, dhunës dhe terrorit, duke gdhend sferën publike të riprodhimit të diskursit dominant; DAA ka shikuar me vëmendje mënyrat se si këto janë reflektuar në vetë punët e artit. DAA shpejt është shndërruar në një rrugëtim kolektiv ku artistët e ndryshëm kanë organizuar dhe zhvilluar projekte më tutje që kanë ndjekuar rregulla të caktuara: një projekt, një diskutim, pa moderator dhe pa dokumentim kështu duke lejuar projektin të shpaloset vet, në mënyrë të pa parashikueshme.**


Biografia

Milica Tomić është artiste dhe udhëheqëse e IZK-Insituti Për Art Bashkëkohor (TU Graz). Ajo është anëtare themeluese e grupit artistik për teori dhe studime Jugosllave "Grupa Spomenik" [Monument Group, 2002]; ajo ka nisë projektin ndër-disiplinar “Four Faces of Omarska” [2010]. Ekspozitat e saj përfshijnë ato në Shtëpinë e Kulturave të Botës, Berlin, Muzeu i Artit Amerikan Whitney, Kunsthalle Vienna; MUMOK Vjenë; KIASMA Helsinki; Bienalja e Venedikut; Bienalja në Sidnej; Bienalja Ndërkombëtare e Stambollit dhe të tjera.

Branimir Stojanoviq (1958) jeton dhe punon në Beograd. Në punën e tij midis filozofisë, psikoanalizës dhe artit, ai merret me praktikat e shkrimit dhe ndërhyrjet konceptuale-politike në kontekste institucionale të filozofisë, artit dhe psikoanalizës. Themelues dhe ligjërues në Shkollën për Historinë dhe Teorinë e Artit (1999-2003), anëtar i Shoqatës Psikoanalitike të Beogradit (2010-2015), anëtar i Grupit Artistik të Monumenteve (2004-2013), themelues dhe ligjërues në Shkollën për Teori dhe Histori të Artit (2002). Që prej vitit 1980 ka botuar ese në fushën e filozofisë, psikoanalizës teorike, kritikave të ideologjisë dhe teorisë së artit.