• Shkolla Verore si Shkollë 2021: Kursi 7
Kursi 7: Jashtë Sinkronizimit: Moderne, Post-Moderne, Neo-Feudale
Kursi 7: Jashtë Sinkronizimit: Moderne, Post-Moderne, Neo-Feudale
Kurs nga Boris Buden
2 - 7 gusht, 2021
2 ECTS kredi

Afati për aplikim është deri me 16 korrik 2021.

Përshkrimi i kursit
A është thjesht kjo e tanishme që pretendon të jetë "moderne", siç besojnë shumica? Dhe nëse po, a ka kjo e tashme ide të qartë se çfarë është pas shpinës së saj dhe çfarë është përpara?A jemi ende në gjendje të dallojmë qartë tre dimensione të kohës: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja? Ose, të qenit bashkëkohor sot do të thotë pikërisht e kundërta—për të mos qenë më në gjendje të orientohemi në një kohë (post) historike.

Përvoja e shkëputjes së përkohshme është bërë gjithëpërfshirëse. Simptome të shumëllojshme shkojnë nga praktikat e artit të përqendruara në mënyrë obsesive në të kaluarën dhe një ringjallje të konflikteve arkaike politike në marrëdhëniet ekonomike dhe sociale që ngjajnë me formacionet historike para-kapitaliste dhe para-moderne. Ne nuk ndajmë më një kohë të vetme homogjene, por përkundrazi jetojmë në periudha të ndryshme, shpesh herë përplasëse. Ajo që dikur mbahej për një të kaluar të largët po rishfaqet sot në mes të realitetit aktual, ose madje është premtuar si një e ardhme e dëshirueshme.

Kursi do të përqendrohet në një aspekt të këtij transformimi, i cili kohët e fundit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje - shfaqjen e të ashtuquajturit neo-feudalizëm. Zbulimi i gjurmëve të tij në prodhimin bashkëkohor kulturor dhe art, dhe diskutimi i manifestimeve të tij sociale dhe politike, do të jetë detyra kryesore e seminarit.

Biografia
Boris Buden është shkrimtar, kritik i kulturës dhe përkthyes. Ai ka studiuar filozofi në Zagreb dhe ka pranuar titullin për PhD në Teori të Kulturës nga Universiteti Humboldt, Berlin. Në vitin 1990 ai bëhet themelues dhe redaktor i revistës dhe shtëpisë botuese Arkzin në Zagreb. Esetë dhe artikujt e tij mbulojnë tematika të lidhura me filozofi, politikë, kritikë arti dhe kulture. Mes përkthimeve të tij në gjuhën kroate dallohen disa nga punimet më të rëndësishme të Sigmund Freud. Ai poashtu ka bashkë-redaktuar një numër librash ndërkaq mes tjerash është edhe autor i Der Schacht von Babel: Ist Kultur übersetzbar? [The Pit of Babel: Is Culture Translatable?] (2004), Übersetzung: Das Versprechen eines Begriffs [Translation: Promises of a Concept] (2008) (me Stefan Nowotny), Zone des Übergangs: Vom Ende des Postkommunismus [Zone of Transition: On the End of Post-communism] (2009). Buden është pjesë e Institutit Evropian për Politika Kulturore Progresive në Vjenë. Aktualisht ai jeton dhe vepron në Berlin.

Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në më shumë se një kurs.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.