Kursi 8: Spatial Research: Rights, Data, Maps
Udhëhequr nga Laura Kurgan dhe Thomas Keenan
29 Korrik – 2 Gusht, 2018
Përshkrimi i shkurtë i kursit:
“Kërkimi hapësinor: Të drejtat, të dhënat, hartat” do të shqyrtoj kërkimet bashkëkohore mbi konfliktet dhe të drejtat e njeriut duke përdor të dhëna empirike, vizuele dhe hapësinore. Si mund të bëhen pretendime për të drejtat dhe shkeljet e tyre, drejtësinë dhe padrejtësinë, dhunën dhe përjashtimin, me harta dhe vizuelizime të tjera? Çfarë lloj tregimesh mund të tregohen me numra, emra, imazhe dhe koordinata? Pse është kritike qasja për të dhëna si pjesë thelbësore e çdo vizuelizimi të të dhënave ose hartave digjitale? Si mund të bëhen kërkimet dhe tregimet lidhur me gjeo-referencimin dhe gjeo-lokacionin, grumbullimin, spikatjet dhe analizat e rrjetit dhe format e tjera të përfaqësimit hapësinor që na lejojnë të bëjme pretendime dhe tregime për tu treguar? Duke parë në një shumëllojshmëri të projekteve dhe raste studimore nga grupe të ndryshme kërkimore, duke përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Hapësinore, Forensic Architecture dhe Bellingcat, ne do të shqyrtojmë mënyrat në të cilat të dhënat janë të krijuara (qëllimisht dhe pa dashje); se si mund të përkthehet dhe të përfaqësohet; marrëdhënia midis forensikës, dëshmisë dhe formave të tjera të provave; hulumtime me burime të hapura; riorganizimi i të dhënave të gjeneruar nga shteti për projekte kritike; dhe si të bëhen pyetje të mëdha për padrejtësitë politike duke shikuar detaje dhe ngjarje të vogla.
Biografitë
Laura Kurgan ligjeron për arkitekturë në Shkollën për Arkitekturë, Prezervim dhe Planifkim në Universitetin e Kolumbias ku edhe është drejtore e Laboratorit për Dizajn për Informacion Hapësinor (SIDL) si dhe Drejton programin për Studime Vizuele. Ajo është autore e “Close Up at a Distance: Mapping, Technology, and Politics” (Zone Books, 2013). Puna e saj hulumton tema të ndryshme, duke filluar nga teknologjitë e hartimit digjital deri tek etika dhe politikat e hartëzimit, dhe të artit, shkencës dhe vizuelizimit i të dhënave. Puna e saj është shfaqur në Cartier Foundation në Paris, Bienalen e Arkitekturës në Venedik, the Whitney Altria, MACBa Barcelona, ZKM në Karlsruhe, dhe në Muzeun e Artit Modern. Ajo është fituese e bursës United States Artists Rockefeller Fellowship në vitin 2009. Hulumtimi i saj i fundit përfshin një projekt shumë vjeçar SIDL "million-dollar blocks" si dhe kostoja e burgosjes urbane amerikane dhe një ekspozitë mbi migrimin global dhe ndryshimet klimatike, Native Land: Stop Eject, e shfaqur në Fondation Cartier në Paris etj. Ndër të tjera, ajo është autore e artikujve dhe ese në Revistën Atlantic, Volume, Grey Room, Assemblage, dhe Else/Where Mapping.
Thomas Keenan ligjeron për teori të mediave, literaturë dhe të drejtat njerëzore në Kolegjin Bard ku udhëheq projektin ‘Human rights project’. Ai ka shërbyer në një numër të bordeve të orgainzatave për të drejtat e njeriut dhe ka shkruar në shumë revista mes tyre edhe “Witness”, “Scholars at Risk”, “The Journal of Human Rights”, dhe “Humanity”. Ai është autor i Fables of responsibility (1997); dhe bashkautor me Eyal Weizman, Mengele’s skull (2012). Ai është bashkë-redaktor me Wendy Chun, në “New media, old media” (2006, 2nd ed. 2015); me Tirdad Zolghadr të The Human snapshot (2013); gjithashtu the “Flood of rights”, ku është bashkë-redaktor me Suhail Malik dhe Tirdad Zolghadr (2017). Ai ka kuruar Antiphotojournalism me Carles Guerra (2010—2011), dhe “It is Obvious from the map”, një projekt mbi hartëzimin dhe migrimin e kuruar bashkë me Sohrab Mohebbi dhe e shfaqur në Bienalen e Dizajnit në Stamboll, në Redcat në Los Angelos dhe aktualisht në Zagreb.