• Kursi 9: Dumb Languages: Ignorant Knowledges
Kursi 9: Dumb Languages: Ignorant Knowledges

Kursi 9: Dumb Languages: Ignorant Knowledges
Udhëhequr nga Boris Buden
29 Korrik – 2 Gusht, 2018


Përshkrimi i shkurtë i kursit:
Punëtoria fokusohet në transformimin e praksës sonë linguistike dhe prodhimit të njohurive brenda kontekstit të globalizimit dhe përparimeve drastike teknologjike në fusha madhor të prodhimit ekonomik, hulumtimit shkencor dhe komunikimit. Do të shtrohet pyetja se si kapitalizmi global riartikulon hierarkitë dhe hegjemonizmin linguistik, si dhe brenda këtij konteksti do të diskutohet procesi i ri-vernakularizimit të gjuhës kombëtare dhe praktikave të ndryshme të linguistikës dhe përkthimit kulturor? Duke pasur parasysh që baza historike e infrastukturës së vjetër baroke e prodhimit të njohurive akademike po shembet, kjo punëtori me këtë rast do të shtroj pyetjën se çfarë do të thotë të mësohet tani për kohën kur hapësirat e mëdha të prodhimit të njohurive u janë ekspozuar proceseve të komercializimit, privatizimit dhe komodifikimit të përgjithshëm.


Biografia
Boris Buden është shkrimtar, kritik i kulturës dhe përkthyes. Ai ka studiuar filozofi në Zagreb dhe ka pranuar titullin për PhD në Teori të Kulturës nga Universiteti Humboldt, Berlin. Në vitin 1990 ai bëhet themelues dhe redaktor i revistës dhe shtëpisë botuese Arkzin në Zagreb. Esetë dhe artikujt e tij mbulojnë tematika të lidhura me filozofi, politikë, kritikë arti dhe kulture. Mes përkthimeve të tij në gjuhën kroate dallohen disa nga punimet më të rëndësishme të Sigmund Freud. Ai poashtu ka bashkë-redaktuar një numër librash ndërkaq mes tjerash është edhe autor i Der Schacht von Babel: Ist Kultur übersetzbar? [The Pit of Babel: Is Culture Translatable?] (2004), Übersetzung: Das Versprechen eines Begriffs [Translation: Promises of a Concept] (2008) (me Stefan Nowotny), Zone des Übergangs: Vom Ende des Postkommunismus [Zone of Transition: On the End of Post-communism] (2009). Buden është pjesë e Institutit Evropian për Politika Kulturore Progresive në Vjenë. Aktualisht ai jeton dhe vepron në Berlin.