Shkolla Verore si Shkollë
E Hënë, 11 Korrik 2016, ora 20:00
Rr. Mark Isaku, 10000 Prishtinë
Leunora Salihu ka lindur në vitin 1977 në Prishtinë, Kosovë, ku edhe studioj në Akademinë e Arteve të Univeristetit të Prishtinës. Në vitin 1999 ajo u largua në Gjermani, ku vazhdoi studimet në Kunsthochschule Muthesius në Kiel dhe pastaj më tej në Akademinë në Düsseldorf, ku diplomoi në vitin 2009 në klasën e Tony Cragg.
Që atëherë, ajo ka marrë shumë çmime dhe ka qenë e përfshirë në ekspozita të shumta. Aktualisht ajo është duke përgatitur një ekspozitë personale për Fondacionin Philara në Düsseldorf dhe publikimin e librit të saj të parë.
Thomas Hirsch për artistën thotë: "Në veprat e saj, Leunora Salihu ka arritur të krijoj forma komplekse nga një shumëllojshmëri e materialeve të ndryshme, që ngjall një bollëk të asociacioneve brenda shikuesit, pasi që ato duken të jenë zhvillime abstrakte në forma tashmë të njohura. Në ndërtim, artistja shton objekte në module të ndërtuara në mënyre serike, të cilat janë të përcaktuara në mënyrë të barabartë nga sipërfaqja si dhe nga hapësira që e rrethon. Varësisht nga këndvështrimi, trupat e hapësirës, së artistës japin përshtypje, perspektiva të ndryshme dhe përcjellin një ndjesi të gjallë dhe dinamike në përsëritjen e tyre ritmike të një grupit të rrumbullaktë dhe elementeve katrore dhe permbyllet dhe komponentet e hapura të tyre. Artistja e përshkruan punën e saj si: "Një grup ‘kompleks’ të formave industriale, arkitektonike, dhe organike. Që formulojnë mundësi dhe kufij të lëvizjes së sugjeruar, të komponimeve organike dhe elemteneve - formë konstruktive dhe funksionalitetin e tyre në dukje, si dhe tranzicionet në mes skulpturës dhe bazamentit; të jashtmës dhe të brendshmës”. Duke marrë dhe larguar forma të njohura nga jeta e përditshme, Salihu krijon fusha të gjëra të asocioacioneve, megjithatë, të gjitha rrjedhin nga i njejti mjedisi i veçantë. Shikuesit nuk janë në gjendje t’i kategorizojnë ato. (…)
Artistja konsideron që të marrurit me trupin e vet është qensore në zhvillimin e strukturave të saj. Puna e saj ka një lidhje të dukshme me proporcionin e trupit të njeriut. Ashtu si takimi i dikujt me të kundertën e vetës, shikuesi përjeton praninë fizike ndaj skulpturës në dhomë. Shikuesi lidhë fizikalitetin e tij me strukturën dhe, në këtë mënyrë, bëhet një pjesë integrale e punës. Një çështje tjetër qëndrore për artistën është natyra e materialeve të përzgjedhur. Përdorimi i drurit, allçisë, çelikut, baltës, dhe plastikës gjithashtu ndikojnë në paletën e ngjyrave të veprave të saj, sepse ajo përmbahet nga aplikimi i ngjyrave. Ndikimi i formës dhe materialit kanë prioritet”.
Leunora Salihu jeton dhe punon në Düsseldorf.