Liburn Jupolli në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Shkolla Verore si Shkollë
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj Live session II. me Liburn Jupollin, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.
Live session me vepra dhe studime të reja për solo Okto dhe elektronikë. Përvojat përfshijnë eksplorimet e fundit në strukturat e reja mikrotonale të mundësuara nga sistemi i fretting-ut me shkallë tonaliteti prej 3 pjesësh të strukturave Okto, timbre dhe drone / strukturave të përsëritura dhe hapësirave.
Të gjitha këto elemente trajtohen veçmas dhe në kombinim brenda subjekteve të ndryshme në secilën pjesë, ku strukturat e lëvizjeve janë punuar përmes një përdorimi të rëndë të distorzionit dhe efektit fuzz në peisazhe të ngjyrosura me tone analoge të vonuara dhe të kthyera, të gjitha pjesë e mundësive tonale të Oktos, në këtë rast efektet 16+ përdoren drejtëpërdrejtë dhe trajtohen nga një interpretues me efekte speciale edhe në pjesë të caktuara, duke i dhënë audiences mundësi të shohë karakteristikat më të reja të veçanta të instrumentit në koordinim me mjetet e reja kompozicionale.
Liburn Jupolli është kompozitor, pianist dhe shpikës në fushën e muzikës klasike dhe zhanreve alternative. Duke shkruar nga mosha 12 vjec, duke punuar me industrinë e argëtimit, me teatrin, filmin, animacionin dhe lojerat në Ballkan, Evropë dhe Indi nga mosha 13 vjec. Ai shkruan për kamertale deri në orkestra për instrumentalistë dhe ansamble të ndryshme në Evropë dhe SHBA, prezanton dhe jep mësim në Evropë. Ai ka interes të veqantë në inovacionin e instrumenteve muzikore, ku ka shpikur 6 instrumente të ndryshme që nga viti 2009, dhe punon në një studim për përmirsimin e komunikimit dhe edukimit muzikor, si një medium komunikimi holistik dhe si një mjet që mund të shërbejë për mësimin e lëndëve të tjera, sikur matematika. Ai ka diplomë Masteri në muzikë dhe EdTech në Paris, Francë, me fokus në zhvillimin e instrumenteve muzikore në CRI – Centre de Recherche Interdisciplinaire – Paris Descartes. Aktualisht, ai është kandidat për doktoraturë në kompozicion në NBU – Bulgaria, si dhe profesor dhe drejtor i CMMDPM-CENTER FOR MODERN MUSIC< Produksion digjital dhe menaxhment në UBT University në Prishtinë, Kosovë.