• Milica Tomić në Shkolla Verore si Shkollë 2018
Milica Tomić: Një Ditë, në Vend të një Natë, një Shpërthim i Zjarrit të Pushkës Shkrepëton, Nëse Drita Ndryshe nuk Mund të Vijë

Milica Tomić në Shkolla Verore si Shkollë 2018
20 korrik, 2018, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Një Ditë, në Vend të një Natë, një Shpërthim i Zjarrit të Pushkës Shkrepëton, Nëse Drita Ndryshe nuk Mund të Vijë” nga Milica Tomić, pjesë e Shkolla Verore si Shkollë 2018 të Programit Publik.

Akcioni i Milica Tomić “Një ditë, në vend të një natë, një shpërthim i zjarrit të pushkës automatike shkrepë, nëse drita ndryshe nuk mund të vijë” është emëruar sipas një fragmenti nga një poezi të shkrimtarit dhe partizanit Jugosllav, Oskar Davičo, që konsiston imazhe, video dhe dokumentim në gazetë të akcioneve të ecjës që ajo ka kryer mes shtator – tetor 2009 ku Tomić ka vizituar sërish vende të cilat janë harruar në Beograd, aty ku forcat anti-fashiste janë vendosur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Puna e saj adreson harresën shoqërore dhe fshirjen e kujtesës për luftë anti-fashiste të luftës Nacional Çlirimtare, dhe tregon relevancën në këtë kohë për një fashizëm në formë të padushkshëm dhe të përbrendsume në administrimin e jetës shoqërore. Puna e Tomić vepron si një intervenim publik që në nivel simbolik rindërton monumente jo materiale në imagjinatën politike, në të kaluarën dhe në të tashmën.
Përmes komentimit të kufijëve legjislativ për të drejtat me u përfshi në mosbindje qytetare, dhe për të shfrytëzuar në përgjithësi hapësirën publike, në këtë mënyrë të tërthortë artisti vë në pyetje dhunën -kundër ndaj terrorit të sanksionuar nga idetë për shtet-komb që arsyetojnë pezullimin e të gjitha procedurave dhe mbrojtjet legale dhe kushtetuese
WHW (Who, How & for Whom)

Milica Tomić është artiste jugosllave, dhe udhëheqëse e Institutit për Art Bashkëkohor IZK (TU Graz). Puna e saj qëndron në nxjerr dhe sjell në debat publik çështje të lidhura me dhunën politike, kornizat ekonomike dhe amnezinë shoqërore. Si përgjigje për angazhim për ndryshim shoqëror dhe forma të reja të kolektivitetit që përbën, Milica Tomić ka prodhuar dhe shënuar një lëvizje nga praktika artistike individuale në kolektive. Ajo është anëtare themeluese e grupit të ri jugosllav në art/teori, “Grupa Spomenik” [Grupi Përmendorja, 2002]; ajo ka konceptuar dhe nisur projektin ndërdisiplinor Katër Fytyrat e Omarskës [2010].


Nga 1998 Tomić ka marrë pjesë në ekspozita ndërkombëtare si Bienalja 24 Sao Paulo [1998], 49/50 Bienalja e Venedikut [2001/2003]; Bienalja ndërkombëtare e Stambollit [2003]; Populism Muzeu Stedelijk, Amsterdam/Frankfurter Kunstverein [2005]; Bienalja 15 Sidnei [2006]; Bienalja Pragë [2007]; Manufacturing Today/ Bienalja Trondheim [2010]; Bienalja e 6 Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor në Gyumri, Armenia [2008]; Bienalja e 10 Sharjah [2011], Bienalja Odessa [2013], After Year Zero /Forensis, House of World Cultures, Berlin, Gjermani [2013/2014], Dhunë e padukshme, Muzeu Basque-Qendra për Art Bashkëkohor, Vitoria [2014]; Shkolla e Kyiv - Bienale [2015]; Monumenteve nuk duhët të ju besohet, Nottingham Contemporary [2016]; Red Africa në Calvert 22, Londër/Galeria Avenida da Índia, Lisbon, Portugal [2016/17], Body Luggage, Kunsthaus Graz [2017], Sequences. Arti i Jugosllavisë dhe Serbisë, MoCAB, Beograd [2017], Ekspozimi në Trowel Edge [2018], steierischer herbst etc.