Miran Mohar në Shkolla Verore si Shkollë 2018
20 korrik, 2018, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit
Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Çka Kanë të Përbashkët Arti Bashkëkohor dhe Dizajni Grafik?” nga Miran Mohar, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.
Ne duhet të reflektojmë shpesh në aktivitetin tonë profesional dhe mediat në të cilat punojmë. Nëse nuk reflektojmë në këto gjëra, ne mund t’i afrohemi thënjes së Marcel Duchamp “budallë si një piktor”, të cilën mund ta lexojmë edhe si “budallë si dizajner ose arkitekt...” Ai e ndante artin në artin e ulët ose artin e retinës që kënaqë vetëm syrin, si dhe artin cerebral, i cili bazohet në principe reflektuese të arsyeshme. Dizajni pa rekletim është vetëm një zanat. Në përgjithësi dizajni duhet t’i kontribuojë njerëzimit pozitivisht dhe duhet të jetë kritik ndaj shoqërive dhe sistemeve politike të padrejta, e jo vetëm të shërbejë si estetizim i kapitalizmit neoliberal. Sot, arti bashkëkohor mund të jetë një inspirim dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e dizajnit, ashtu sikurse dizajni influencoi artin modern në fillim të shekullit të 20-të. Vetëm mendoni për konstruktivizmin rus dhe John Hartfield. Ai është një nga shembujt më të mirë të artistëve që përdorën gjuhën e artit për postera politik. Ai bashkoi artin dhe dizajnin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai ende është një nga dizajnerët më me ndrikim dhe punët e tij komunikojnë me neve edhe sot. Shumë nga ne ende i referohemi metodave të tij artistike. Në librin e tij të fillimit të viteve të 70-ta, Dizajni për Botën Reale, teoricienti dhe dizajneri i njohur amerikan Victor Papanek shkroi për dimensionin etik të dizajnit industrial dhe arkitekturës dhe idetë e tij janë aktuale e të vlefshme edhe në ditët e sotme. Në prezentimin tim, unë do t’i prezantoj dhe komentoj disa shembuj të punëve të mia (apo të grupeve me të cilat punoj) dhe do t’i shpjegoj se si unë personalisht i ndërthurri profesionet e ndryshme të mia, duke qenë një artist dhe dizajner grafik e skenograf.
Miran Mohar (i lindur më1958 në Novo Mesto, Slloveni) është artist i cili punon dhe jeton në Ljubljanë. Ai është anëtar i grupit artistik Irwin dhe bashkë-themeluës i kolektivit artistik (NSK) Neue Slovenishe Kunst, studios për dizajn grafik New Collectivism si dhe Teatrit Scipion Nasice Sisters.Që nga 2008, mban pozitën e profesorit të asocuar dhe zëvendës dekan në AVA, Academy of Visual Arts në Ljubljanë dhe profesorit të ftuar në UBT Universitit në Prishtinë që nga 2017. Ai është gjithashtu tutor në SCCA World of Art curatorial school.
Që nga viti 1983 ka bërë një seri të dizajneve për teatro dhe kompani të vallëzimit duke përfshirë Randy Warshaw Dance Company, Scipion Nasice Sisters Theatre, Red Pilot dhe En Knap Dance Company. Ai është gjithashtu bashkëthemelues dhe anëtar i lëvizjes arkitekturore Maja Farol dhe që nga 2001 është anëtar i Parlamentit Kulturor Euopian. Si anëtar i ekipit të dizajnit grafik New Collectivism, ai ka bashkëdizajnuar libra, plakate dhe prodhime të tjera të dizajnit grafik për këto institucione: P.S.1/ MOMA Nju Jork, Museum of Modern Art Ljubljana, Kunst Werke Berlin, Irwin, Laibach, Scipion Nasice Sisters Theatre, En Knap Dance Company, Castello Di Rivoli, Kampnagel dhe të tjerë.