Mladen Dolar në Shkolla Verore si Shkollë 2018
16 korrik, 2018, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit
Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj Programin Publik të Shkolla Verore si Shkollë me ligjeratën “Çka, Nëse Çkado, Është Modernizëm?” nga Mladen Dolar
Për çka flasim kur flasim për modernizmin? Ligjerata synon të krijoj një kontekst dhe kornizë më të gjërë për të kuptuar projektin modernist dhe të propozoj disa indikator konceptual. Duke marrë si pikënisje vitin 1913, i cili duket si një koncentrim i jashtëzakonshëm i filleve të modernizmit: Malevich, Kandinsky, Duchamp, Schönberg, Stravinsky, Apollinaire, Pound, Rilke, Gide, Proust, Joyce, Pessoa, Kafka, Freud, kanë shkruar, publikuar, ekspozuar, performuar disa nga punët e tyre kryesore gjatë këtij viti. Kjo rastësi thërret për reflektim se çfarë këta autorë dhe punët e tyre të ndryshme kanë të përbashkët. Tri koncepte do të propozohen dhe diskutohen: jeta si krijesë, dallimet minimale dhe thirrja për zgjim. Roli i posaçëm i psikanalizës në këtë kontekst do të theksohet dhe shqyrtohet.
Pyetja fillestare thërret për pyetje të pasqyruar rreth shkatërrimit të modernizmit. Ajo do të adresohet përmes figurës së Samuel Beckett, mjeshtëri më i njohur i dallimit minimal dhe konceptualizmit minialist. Shkatërrimi i modernizmit domosdo nënkupton pyetje të mëtutjeshme se çfarë vjen pas: nëse modernizmi është i bazuar në një koncept, cili mund të jetë koncepti që ndërlidhë postmodernizmin? Ironia, ribërja, ngjasimi?
Mladen Dolar është Profesor dhe bashkëpunëtor i lartë hulumtues në Departamentin e Filozofisë, në Universitetin e Ljubljanës. Fushat themelore të hulumtimit të tij janë psikoanaliza, filozofia moderne franceze, idealizmi gjerman dhe teori artit. Ai ka ligjeruar gjërësisht në universitete të ndryshme në SHBA dhe në Evropë, dhe është autor i më shumë se 150 botimeve në revista shkencore dhe volume kolektive. A Voice and Nothing More (MIT 2016, e përkthyer në gjashtë gjuhë) dhe Opera’s Second Death (me Slavoj Žižek, Routledge 2001, po ashtu e përkthyer në disa gjuhë). Libri i tij për zërin është shndërruar në një referencë standarde në studimet e zgjeruara të zërit. Ndërsa libri i ri, The Riskiest Moment, është publikim i ardhshëm me Duke University Press. Ai është themelues i Shkollës Lakaniane të Ljubljanës.