Petrit Halilaj (Kostërrc, Skenderaj-Kosovo, 1986), jeton dhe punon ndërmjet Berlin-it, Kosovës dhe Mantova. Punët e tij shpesh shfytëzojnë narracionet personale si pikë fillestare për hulumtimin e nocioneve të familjes, identitetit kulturor dhe seksual, apo historinë. Në vend të këmbngul/lingering në nostaligji, punët e tij optimiste, poetike dhe shpesh me humor shtrihen nëpër media të ndryshme – nga vizatimet delikate, artist book, dhe bashkëpunime në film, performancë, skulpturë dhe instalacione të cilat janë mbushëse të hapësirës.
Petrit Halilaj ka pasë ekspozita personale në Pirelli Hangar Bicocca, Milan, 2015; Kölnischer Kunstverein, Cologne, 2015; Bundeskunsthalle, Bonn, 2015; Kunshalle Lissabon, Lisbonë, 2015; Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtina, 2014; Wiels, Bruksel, 2014; Fondation d’Enterprise Galeries Lafayette, Paris, 2013; Kunsthalle Sankt Gallen, 2012 dhe Kunstraum Innsbruck, 2011. Ai ka marrë pjesë në ekspozita kolektive në Triennale für Kleinplastik Fellbach, 2016; S.A.L.T.S., Zvicër, 2015, Punta della Dogana, Venice, 2015; Palazzo Cavour, Turin, 2014; Villa Romana, Florence, 2014; Museum Schloss Moyland, 2013; Museion, Bolzano, 2013; Kunstverein Nürnberg/Albrecht Dürer Gesellschaft, Nürnberg, 2012; New Museum, Nju Jork, 2012 dhe në Bienalen e 6-të Berlin, 2010 ndër të tjera. Ai përfaqësohet nga Chert Gallery, Berlin dhe Kamel Mennour, Paris.