Juria ndërkombëtare do të zgjedhë tre finalistët që do të prezantojnë punën e tyre në ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017, që do të hapet në muajin Tetor 2017.
Finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017 do të përzgjedhen në bazë të shqyrtimit të portfolios së tyre artistike, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.
Fituesi/ ja e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017 do të përzgjedhet në bazë të shqyrtimit të portfolios së tij/ saj artistike, projekteve dhe veprave të artit të ekspozuara në ekspozitën e finalistëve, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme, bashkëbisedimit me jurinë dhe potencialit të demonstruar.
Juria do të shpallë fituesin/ en në mbylljen e ekspozitës të tre finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017, që do të hapet në Klubin e Boksit në Prishtinë më 27 Tetor 2017.