Programi i Shkollës për Filmin: Black Wave me Sezgin Boynik dhe Branimir Stojanović në Shkolla Verore si Shkollë 2018
21 korrik, 2018, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit
Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor ka kënaqësinë të prezantojë Programin e Shkollës së Filmit.
Programi i Shkollës për Filmin është pjesë e programit publik të Shkollës Verore si Shkollë, e dizajnuar për të hulumtuar modele specifike të prodhimit të filmit që kanë ndikim në pozicione shoqërore, politike dhe artistike. Programi i Shkollës për Filmin i Shkollës Verore si Shkollë 2018 përqendrohet në Black Wave, një tendencë e filmit Jugosllav si pasojë e liberalizimit politik dhe ekonomik të vendit gjatë viteve 1960 dhe ’70.
Programi i Shkollës së Filmit me Sezgin Boynik dhe Branimir Stojanović përqendrohet në Pafajësinë e Pambrojtur (Nevinost bez zaštite) të Dušan Makavejev.
Pafajësia e Pambrojtur është film përbrenda një filmi i bërë më 1968. Është ribërje e “filmit të parë me zë serb” nga viti 1941. Duke aplikuar material të arkivës dhe dokumentarit në një film tashmë ekzistues, komentet e Makavejev në pyetjet e nacionalizimit, komunizmit dhe luftës antifashiste në Jugosllavi. Me Këtë punë, e cila është e ngjashme me planin e Einsten për të ribërë "Lindja e Kombit" të Griffith, Makavejev është duke treguar që një film është ëndërr dhe dhënia e pajisjeve për si të zgjohemi nga kjo ëndërr.
Dušan Makavejv Pafajësia e Pambrojtur është përzgjedhur nga Sezgin Boynik për Programin e Shkollës për Filmin të Shkolla Verore si Shkollë 2018. Filmi është material citat që përdoret nga Sezgin Boynik dhe Branimir Stojanović për diskutimet publike pas shfaqjes së filmit.
Sezgin Boynik është teoricien që jeton dhe punon në Helsinki. Ai ka përfunduar PhD në Kinematografinë Jugosllave të njohur si “Black Wave”. Ka bashkë redaktuar Nationalism and Contemporary Art: Critical Reader (MM&EXIT, 2017), dhe History of Punk and Underground in Turkey (BAS, 2008). Publikimet e fundit përfshijnë Noise After Babel (Spector Books, 2015), On Lenin: Atlases, Herbariums, Rituals (Checkpoint Helsinki, 2017), dhe artikujt “Ideologies od Artistic Education” (Inca Press, 2016) dhe “Filming the Uprising People” (Moderna Galerija, 2017). Ai është kryeredaktor në Rab-Rab: journal for political and formal inquiries in art.
Branimir Stojanoviq (1958) jeton dhe punon në Beograd. Në punën e tij midis filozofisë, psikanalizës dhe artit, ai merret me praktikat e shkrimit dhe ndërhyrjet konceptuale-politike në kontekste institucionale të filozofisë, artit dhe psikanalizës. Themelues dhe ligjërues në Shkollën për Historinë dhe Teorinë e Artit (1999-2003), anëtar i Shoqatës Psikoanalitike të Beogradit (2010-2015), anëtar i Grupit Artistik të Monumenteve (2004-2013), themelues dhe ligjërues në Shkollën për Teori dhe Histori të Artit (2002). Që prej vitit 1980 ka botuar ese në fushën e filozofisë, psikanalizës teorike, kritikave të ideologjisë dhe teorisë së artit.