• Summer School As School 2016
Renaud Proch: Përse jemi këtu?
Shkolla Verore si Shkollë
3-18 Korrik, 2016

Programi Publik
E Hënë 4 Kkorrik, 2016, ora 20:15

Renaud Proch: Përse jemi këtu?

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku Prishtina
Republika e Kosovës


Renaud do të diskutojë mënyrat e mundshme për të hapur nocionin e planprogramit edukativ dhe nevojën për të siguruar modele për ndarjen e njohurisë dhe vazhdimit të mësimit në mes të kolegëve. Ai do të prezantojë ICI dhe disa nga programet e saj, përfshirë Salon de Fleurus, ekspozitën që aktualisht është e hapur në Stacion – Qendrën për Art Bashkëkohor, në lidhje me SSAS.

Renaud Proch është Drejtori Ekzekutiv i Independent Curators International (ICI). Prej dhjetorit 2009 deri me prill 2013, ai ka qenë Zëvendës Drejtor i ICI. Përpara kësaj ai ka qenë drejtor i lartë në Project në New York, si dhe drejtor i MC, nw Los Angeles. Me origjinë nga Zvicëra, Proch ka studiuar në Londër, dhe u zhvendos në Bregun Perëndimor të SHBA-së me 2001. Në vitin 2003 ai bashkëthemeloi 'ART2012' në Los Angeles, një organizatë jo profitabile e cila ka ka realizuar projekte tw artistwve dhe kuratorwve on – dhe off site; Proch ka bashkë-themeluar 'the backroom', një arkivë në rritje dhe udhëtuese, projekt që bazohët në hulumtim, i prezentuar në pesë qytete të SHBA-së, Meksikës dhe Francës. Me 2011, ai ka bashkë-kuruar me Khwezi Gule një retrospektivë të artistës nga Afrika Jugore Tracey Rose për Johannesburg Art Gallery, Afrika e Jugut, dhe Umea Bildmuseet, Suedi e cila po ashtu ka udhëtuar në Nikolaj Kunsthal, në Kopenhagë, Danimarkë.