Sami në Shkolla Verore si Shkollë 2018
26 korrik, 2018, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit
Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Epistemologjitë Partizane: Nga Fotografia Botërore e Dhunës Drejt Imazhit të së Vërtetës” nga Sami Khatib, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.
Duke reflektuar në raportin e vizionit dhe dhunës, ky prezentim trajton dy prespektiva kundërshtuese por prapë se prapë të ndërvarura, të cilat formësojnë politikën ekonomike të të parit: (1) diturinë shkencore si trashëgimtare sekulare e pamjes totalitare por të paaritshme ‘nga-sytë-e-Zotit’ dhe (2) empatinë vizuele si fantazi subjektivizuese e marrjes dhe/ose përfaqësimit të perspektivës së Tjetrit të viktimizuar. Përderisa perspektiva empatike i shërben subjektit të ‘Diskursit të Drejtave të Njeriut’ (nga paqeruajtja në paqebërje), perspektiva totalitare krijon një ‘fotografi botërore’ që funksionon si operator vizuel i imperializmit bashkëkohor, kapitalizmit neokolonialist, dhe regjimeve neoliberale të kontrollit dhe disiplinës. Me fjalë të tjera, regjimet e sotme biopolitike të pamjes janë të ndara ndërmjet perspektivës empatike të avatarëve humanitar sikur Bill Gates dhe të syrit totalitar të një droni të komanduar me GPS, i cili premton kontroll, transparencë dhe ndërhyrje në kohë reale. Sfida qëndron në kuptimin e kësaj ndarje si themelore dhe në mendimin e një perspektive të tretë, e cila mund të shmangë relativizmin epistemik të empatisë vizuele dhe pikëpamjet totalitare të ‘shkencës ekzakte’ të materialziuar në rrjetin tekno-distopik të biofuqisë. Këtu, kritika e Walter Benjamin ndaj historicizmit dhe teoria e Donna Haraway e ndërprerjes së ‘Diturive të Lokalizuara’, lejojnë për një të tretë, e cila është perspektiva e pjesshme, e lidhur me epistemologjitë partizane (qoftë ‘tradita e të shtypurit’, ‘proletariati’ ose ‘cyborg-ët’).
Sami Khatib mban titullin M.A. në Media Studies and Philosophy (2004) (Studime mbi media dhe Filozofi) dhe Ph.D. për Media Studies (Studime mbi media) nga Freie Universität Berlin (Gjermani). Pas përfundimit të bursës postdoktorale Andrew Mellon në Qendrën për Art dhe Shkencave Humane në Universitetin Amerikan të Bejrutit (2015/16) ai i bashkagjitet Departamentit për Arte të Bukura dhe Histori të Artit në AUB si “Whittlesey” Profesor Asistent i ftuar. Puna e tij mbërthen fushat e Teorisë së Estetikës, Teorisë Kritike, Teori e Medias dhe Studime Kulturore me fokus të veçantë në mendimet e Walter Benjamin. Fusha e tij e ekspertizës është Filozofia Kontinentale e shekullit të 19-të dhe 20-të, e theksuar mbi Shkollën e hershme të Frankfurtit, Kantin, Idealizmin Gjerman, Nitçen, Marksin, Frojdin dhe post-Strukturalizmin. Ai është autor i librit mbi Walter Benjamin (Marburg: Tectum, 2013), një përkthim në gjuhën angleze i titulluar “Teologjia pa fund”, Dislokimi i Mesianit nga Walter Benjamin pritet të vijë. Para kësaj, ai gjithashtu ka ligjeruar për Studime Kulturore dhe Mediale në Universitetin Freie në Berlin.
Në vitin 2012 ai është shpërblyer me bursën për rezidencë nga Akademia ndërdisiplinare Jan van Eyck, instituti post – akademik për hulumtim dhe produksion në fushën e arteve të bukura, dizajn dhe teori, në Maastricht (NL). Ai poashtu ka publikuar gjerësisht në volume dhe revista ndërkombëtare.