Shkolla Verore si Shkollë
Programi Publik
E Hënë, 12 Korrik 2016, ora 20:00
Selma Selman: Tumen kanchi chi dzanen
Rr. Mark Isaku, 10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Selma e sheh vetën si një artiste me origjine Rome, dhe jo një artiste Rome. Përmes punës së saj ajo deshiron të bëjë një thyerje të paragjykimeve për komunitetin, dhe pohon që ka të drejtë në shprehje individuale. Ajo shfrytëzon mediume të shumëfishta, duke filluar nga performanca, piktura, dhe fotografia e deri tek instalacionet video, për ta shprehur veten si një individ, një grua dhe një artiste. Selma ka fituar çmimin prestigjioz “Zvono” që i jepet artistit më të mirë të rinj në Bosnie dhe Herzegovinë, duke e fituar edhe një residence artistike në Nju Jork. Puna e saj është treguar në festivale të shumta përfshirë disa ekspozita individuale me “Postojim – I exist” në Dreamland Gallery, kjo duke u bërë edhe ekspozita e saj e parë individuale në Shtetet e Bashkuara. Selma ka lindur në vitin 1991, në Bihać, Bosnje dhe Herezgovinë, aktualisht jeton dhe punon në Nju Jork.
“Tumen kanchi chi dzanen” është një punë që ndodhë aty për aty, ku unë vazhdimisht e përsëris shprehjën “Tumen kanchi chi dzanen”. Është një përformance intime. Është frustrimi im i sjellur në jetë. Nuk e keni idenë – nuk e keni idenë për jetën time si tërësi. Nuk e dinë se kush jam unë, për lumturinë apo pikëllimin tim. Nuk e din për prezencen apo mungesën e dhimbjes në jetën time, dhe as se si ndihem në momentet kur e performoj këtë punë para një audience. Nuk e ki idenë.
Edhe pse kjo punë i referohet rrethanave specifike të jetës sime, unë besoj që mbart një porosi universale. Ne nuk e kemi idenë për luftën me të cilën të tjerët ballafaqohen. Ne nuk e kemi idenë, por mendojmë që e kemi.