Sesion Publik i Kursit 7: Diskutim mbi një vepër Arti, nga Milica Tomić dhe Branimir Stojanović me Qëndresë Dedën,
në Shkolla Verore si Shkollë 2018
19 korrik, 2018, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit
Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Sesion Publik i Kursit 7: Diskutim Mbi një Vepër Arti" me Milica Tomić dhe Branimir Stojanović” me Milica Tomić dhe Branimir Stojanović me artisten e zgjedhur Qëndresë Deda, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.
“Diskutim mbi një vepër arti”, i strukturuar si Kursi 7 i Shkolla Verore si Shkollë, merret me historinë dhe pasojat nga viti 2000 “Diskutimi për një punë arti” (DAA), organizuar në Beograd nga Miliza Tomić dhe Branimir Stojanović. DAA është inspiruar nga vizita e Tomić në Budapest me 2000 për një bisedë me artist të organizuar nga kolektivi artistik “Little Warsaw” (Andras Galik dhe Balint Havas), Budapest. “Little Warsaw” ka ftuar artistët të prezentojnë dhe të diskutojnë punën e tyre në mënyrë që të rishqyrtojnë dhe zhvillojnë “mendim jo-formal dhe jo-institucional” në prodhimin e artit bashkëkohor. Të frymëzuar nga ky model, DAA në Beograd është përpjekë që të prodhoj një hapësirë për diskutime të hapura, kritike dhe të angazhuara që kanë analizuar prodhimin në art, politikat e ekspozimit, dhe intepretimin e kontekstit socio-politik, ekonomik dhe ideologjik në fund të luftërave Jugosllave si dhe ideologjinë e pajtimit si form neo-liberale. Ka vënë në pyetje skenën e artit në Serbi, që është shfaq përmes një kornize të artit jo zyrtar, dhe e cila ka pasë mundësi të vazhdoj në një sistem të implikuar në prodhimin dhe në përjetësimin e luftës, dhunës dhe terrorit, duke gdhend sferën publike të riprodhimit të diskursit dominant; DAA ka shikuar me vëmendje mënyrat se si këto janë reflektuar në vetë punët e artit. DAA shpejt është shndërruar në një rrugëtim kolektiv ku artistët e ndryshëm kanë organizuar dhe zhvilluar projekte më tutje që kanë ndjekuar rregulla të caktuara: një projekt, një diskutim, pa moderator dhe pa dokumentim kështu duke lejuar projektin të shpaloset vet, në mënyrë të pa parashikueshme.
Qëndresë Deda (1988) e lindur në Prishtinë, ka përfunduar fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Dizajn Grafik (2008 – 2010). Aktualisht, studente në Universitetin e Ljubljanës, Akademinë e Arteve të Bukura dhe Dizajn – Department i videos dhe mediave të reja.
Qëndresë Deda është artiste që punon përmes disiplinave të ndryshme, zakonisht duke vënë vetën në rol të objektit dhe subjektit. Kur shfrytëzon fotografinë, ajo e trajton kamerën si pasqyrë. Edhe pse puna e saj duket të jetë personale dhe intime, ajo merret me fenomenet e rrethanave të menjëhershme. Fotografitë nga Seria D, të bëra gjatë një periudhe 5 vjeçare, dokumentojnë dhe tregojnë dëshira, ëndërra, frikë dhe asgjënë. Ajo kryesisht përdor hapësirën në Facebook për prezentim të tyre.
Lista e disa ekspozitaveve të zgjedhura individuale dhe kolektive: Ekspozitë personale në ECF (L'Espace Culturel Francais), Prishtina, Perspektiva 2010, kurar nga Erzen Shkololli, Tetris - Hapësira Manipuluese, Prishtina, Right Turn - Turn Right, kuruar nga Lulezim Zeqiri, Galeria Trafik, Prishtina, D me Qendresa Deda – Kuratorial nga Albert Heta - 16/12/2010 - 29/1/2011, Bienalja XV de la Mediterranée – Symbiosis – Selanik 2011, Alone together: photography and the other, Çmimi Gjon Mili, Galeria e Arteve e Kosovës, 13.09.2013 – 13.10.2013, kuruar nga Frits Gierstberg, Prishtina, AFTERMATH - CHANGING CULTURAL LANDSCAPE – Tendencat e fotografisë të angazhuar bashkëkohore Post-Jugosllave, përzgjedhja e artistëve nga Kosova, It Doesn't always have to be beautiful unless it's beautiful, Çmimi Muslim Mulliqi, Galeria e Arteve e Kosovës,30.05.2012 – 30.07.2012, kuruar nga Galit Eilat & Charles Esche, maj 2012, Prishtina, Here And There, solo, mars 27. 2014 – prill 25. 2014 – Qendra Kulturore Tobacna 001 - kurator: Alenka Trebušak, Çmimi Aristët e së Nesërmës (finalist) - GAK – 2014, Hajde! (Pjesa II) Program shkëmbimi i artistëve të rinj nga Kosova në Villa Romana – mars 2015, Do you want something sweet? - Obalne galerije Piran (ekspozitë kolektive) maj 2015, Bienalja e artit grafik Ljubljana (28 gusht - 3 dhjetor 2015), Çmimi Artistët e së Nesërmës (finaist) – Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, 2016.
Milica Tomić është artiste dhe udhëheqëse e IZK-Insituti Për Art Bashkëkohor (TU Graz). Ajo është anëtare themeluese e grupit artistik për teori dhe studime Jugosllave "Grupa Spomenik" [Monument Group, 2002]; ajo ka nisë projektin ndër-disiplinar “Four Faces of Omarska” [2010]. Ekspozitat e saj përfshijnë ato në Shtëpinë e Kulturave të Botës, Berlin, Muzeu i Artit Amerikan Whitney, Kunsthalle Vienna; MUMOK Vjenë; KIASMA Helsinki; Bienalja e Venedikut; Bienalja në Sidnej; Bienalja Ndërkombëtare e Stambollit dhe të tjera.
Branimir Stojanoviq (1958) jeton dhe punon në Beograd. Në punën e tij midis filozofisë, psikoanalizës dhe artit, ai merret me praktikat e shkrimit dhe ndërhyrjet konceptuale-politike në kontekste institucionale të filozofisë, artit dhe psikoanalizës. Themelues dhe ligjërues në Shkollën për Historinë dhe Teorinë e Artit (1999-2003), anëtar i Shoqatës Psikoanalitike të Beogradit (2010-2015), anëtar i Grupit Artistik të Monumenteve (2004-2013), themelues dhe ligjërues në Shkollën për Teori dhe Histori të Artit (2002). Që prej vitit 1980 ka botuar ese në fushën e filozofisë, psikoanalizës teorike, kritikave të ideologjisë dhe teorisë së artit.