Thomas Keenan në Shkolla Verore si Shkollë 2018
30 korrik, 2018, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit
Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Si të bëjmë një Refugjat: Të Drejtat e Njeriut dhe Kërkesa për Dëshmi” nga Thomas Keenan, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.
Gjendja e refugjatëve nuk është thjeshtë status apo eksperiencë, por deklarim dhe konstrukt. Refugjatët bëhen jo vetëm nga kushtet që i detyrojnë ata të ikin, por nga reagimi i të tjerëve për atë largim. Deklarimet kërkojnë paraqitjen e provave dhe shqyrtimin etyre nga një audiencë, kjo kërkesë për tregim ose vetë ekspozim mund të duket njëherë si marrje në pyetje ose më në fund një shans për të folur për veten. Duke marrë titullin nga filmi i Phil Collins, dhe duke lexuar disa nga reflektimet e Hannah Arendt në të qenurit refugjatë, ky dokument do të shqyrtojë mjetet me të cilat kërkesa dhe refugjati është bërë: estetike, politike, ligjore, narrative dhe të tjera.
Thomas Keenan ligjeron për teori të mediave, literaturë dhe të drejtat njerëzore në Kolegjin Bard ku udhëheq projektin ‘Human rights project’. Ai ka shërbyer në një numër të bordeve të orgainzatave për të drejtat e njeriut dhe ka shkruar në shumë revista mes tyre edhe “Witness”, “Scholars at Risk”, “The Journal of Human Rights”, dhe “Humanity”. Ai është autor i Fables of responsibility (1997); dhe bashkautor me Eyal Weizman, Mengele’s skull (2012). Ai është bashkë-redaktor me Wendy Chun, në “New media, old media” (2006, 2nd ed. 2015); me Tirdad Zolghadr të The Human snapshot (2013); gjithashtu the “Flood of rights”, ku është bashkë-redaktor me Suhail Malik dhe Tirdad Zolghadr (2017). Ai ka kuruar Antiphotojournalism me Carles Guerra (2010—2011), dhe “It is Obvious from the map”, një projekt mbi hartëzimin dhe migrimin e kuruar bashkë me Sohrab Mohebbi dhe e shfaqur në Bienalen e Dizajnit në Stamboll, në Redcat në Los Angelos dhe aktualisht në Zagreb.