• AFER-A
AFER-A Programi i Praktikës

Programi AFER-A i angazhimit si praktikant në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ofron mundësi për profesionistë të rinj, studentë universitarë apo të diplomuar dhe profesionistë fillestarë të angazhohen me punë dhe përvojë praktike në një fushë specifike të punës në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Krahas punës në modulin specifik programor të institucionit, praktikantët e angazhuar marrin pjesë në aktivitete të zhvillimit profesional të dizajnuara për të përmirësuar kuptimin e fushës së punës dhe programeve të Stacionit - Qendrës për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë.

Programi për angazhimin e 7 praktikantëve në Stacion - AQK Prishtinë krijon mundësi për të interesuarit nga Kosova, diaspora kosovare, komunitetet pakicë, komuniteti LGBTIQ +. Mundësia e praktikës do të zgjasë deri në 3 muaj, me mundësi vazhdimi ose punësimi.

Programi është i hapur për pozicionet: Asistent Zhvillimi; Koordinator dhe Asistent i Programit dhe Eventit; Studiues dhe Historian i Artit; Artist; Dizajner Grafik; Koordinator / Marrëdhënie me Publikun (PR); Përkthyes i gjuhës shqipe, serbe dhe angleze; dhe Asistent i prodhimit, fotografisë dhe arkivimit.

Puna si praktikant në Stacionin - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë kërkon një angazhim minimal prej tri ditësh në javë.

Çdo modul dhe aktivitet i Programit AFER-A do të respektojë masat e sugjeruara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës kundër përhapjes dhe infektimit me virusin Covid-19.

+

AFER-A mbështetet nga Departamenti i Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.