Shkolla Verore si Shkollë 2016 ka grumbullu një përzgjedhje të artistëve, arkitektëve, edukatorëve, teoricientëve, kuratorëve të cilët kanë dizajnuar kurse të cilat tematikisht dhe gjeografikisht shkojnë përtej konteksteve kombëtare dhe rajonale në Europë, në të njejtën kohë duke ruajtur një shkallë të lartë të vetëdijës për kornizen tanishme politike, shoqërore dhe kulturore.
Kurset e produksionit të SSAS 2016 fillojnë me 3 Korrik 2016 me kursin 1: Storytelling or: Box with the Sound of Its Own Making, me udhëheqësin e kursit Felix Gmelin.
Metafora për këtë kurs është Box with the Sound of Its Own Making (1961) nga Robert Morris që në përmbajtje është një kub druri i pa zbukuruar por i shoqëruar nga regjistrimi i tingujve të prodhuar gjatë ndërtimit të kubit. Kohëzgjatja e tingujve është tre orë e gjysmë. Audio në përmbajtje ka për qëllim të mohoj atmosferën e një misteri romantik që rrethon krijimin e objektit të artit, duke e paraqitur atë si një përpjekje për konsumimin e kohës. Në këtë mënyrë, ky veprim zhvendos vëmendjen nga vepra artistike tek procesi i bërjes së tij.
Kurset e bazuara në teori të SSAS 2016 fillojnë me 4 Korrik 2016 me kursin 2: Exhibition Histories and Canons of Contemporaneity, me udhëheqësit e kursit Jelena Vesić dhe Branislav Dimitrijević dhe pyetja është: A mund të flasim për një koncept aq paradoksal se ligjet e bashkëkohores?
Çertificakta për pjesëmarrësit që vijojnë SSAS lëshohen nga AVA, Lublanë, institutcion i akredituar për Edukim të Lartë dhe Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.