• Shkolla Verore si Shkollë 2016
Kursi 5: A Conversation on Cooking as Curating, Honesty and a Guide for Cultural Workers

Kursi 5: A Conversation on Cooking as Curating, Honesty and a Guide for Cultural Workers
Udhëhequr nga: Edi Muka
13 - 14 Korrik, 2016


Përshkrimi i kursit:
Për ta krahasuar gatimin me kurimin e ekspozitave mund te tingëlloj triviale, por një vështrim i afërt na lejon të kuptojmë dinamikë të ngjashme, dhe të konsiderojmë pjesët zbuluese nga të dy praktikat. Përtej këtyre dinamikave, gjithnjë është kërkimi i vazhdueshëm për inspirim dhe konfrontim. Kohërat në të cilat jemi duke jetuar kërkojnë nga ne të vëmë në pyetje dhe të rimendojmë rregullat dhe konvencionet të cilat e kornizojnë dhe imunizojnë jetën tonë, duke na caktuar pozitat në hieararkinë shoqërore të kapitalizimit global.

A mundet arti të cilin e njohim të jep kontribut në këtë drejtim? A mundet në ndonjë mënyrë të ofroj kontribut për detyren e të gjeturit të vetëvetes së angazhuar, që mund të themi është ndërprerje e sensit për botën, ri-gjetjën e fuqisë së anonimitetit dhe për të fituar pasionet e papërshtatshme? E kam të vështirë ta di, por nuk ndalem duke e deshiruar. Unë dua art, poezi, filozofi dhe mësim, të cilat sigurojnë forma të angazhimit që pikë së pari, ndikojnë në mënyrë radikale dhe ndryshojnë artisten. Vetëm pas asaj ne mund të shpresojmë që arti, apo çkado që ne do të përfundojmë ta quajme, ndoshta ende mund të përfaqësojë një horizont për politizimin e jetës.


Biografia
Prej Marsit të vitit 2014, Edi Muka mban pozicionin e kuratorit pranë Agjensisë së Artit në Hapësirën Publike në Suedi. Prej 2009 – 2014 ai punoi si kurator i qendrës së artit Roda Sten në Goteborg dhe së bashku me Stina Edblom punoi si drejtor artistik i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Goteborgut, 2013. Muka është një nga themeluesit dhe drejtorët e Bienales së Artit Bashkëkohor të Tiranës, si dhe bashkëthemelues dhe drejtor i Institutit të Artit Bashkëkohor, Tiranë, një platformë e pamvarur për kërkim dhe prodhim të artit bashkëkohor.

Në 2015 ai ishte pjesë e grupit kuratorial të Histori Lokale – Praktika Globale, edicioni i tretë i Takimeve Ndërkombetare të Medellinit, Kolumbi. Në 2007 kuroi së bashku me Joa Ljungbgerg Rethinking Dissent, edicioni i 4t të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Goteborgut. Në 1999, Muka ishte kurator i Shqipëria Sot – Koha e Optimizmit Ironik, pavioni i parë i Shqipërisë në Bienalen e Venecias, dhe në 2005 ishte komisioner i pavionit.

Puna e tij si kurator është e një profili ndërkombëtar dhe e bazuar në një bashkëpunim të ngushtë me artistët.