• Shkolla Verore si Shkollë 2016
Kursi 6: Video/Film (expression in motion picture)

Kursi 6: Video/Film (expression in motion picture)
Udhëhequr nga: Pepi Peter Sekulich
Asistent i kursit:
Matija Jakin
5-17 Korrik, 2016.


Përshkrimi i Kursit:
Kjo është një njësi hyrëse e projektuar si një karusel i teknikave të produksionit, duke i njoftuar studentët me aspektet teknike të videove dixhitale, inçizimit të zërit, ndriçimit për video, së bashku me dixhitalizimin dhe bazat e editimit në Final Cut Pro ose të programit Premiere - (Adobe Creative Suite CSI) dhe krijimit të DVD. Klasa gjithashtu do të marrë në konsideratë organizimet grafike (storyboarding), renditjen e inçizimeve dhe planifikimin e produksionit. Sesionet javore do të jenë të ndara në ligjërata dhe shfaqje, seminare të udhëhequra nga studentët, sesione udhëzuese dhe punëtori praktike intensive.

Studentët do të punojnë në grupe dhe kërkohet nga ta që të krijojnë, të planifikojnë dhe përfundojnë një video projekt që zgjatë 3-5 minuta. Ky mund të jetë një film ditar apo një pjesë e dokumentimit të jetës, një tregim i shkurtër, një sekuencë imagjinare apo një skenë e shkëputur nga një ide për një projekt më të madh, apo thjeshtë një eksperiment me mediat me të cilat janë njoftuar.


Biografia
Pepi Sekulich është themelues dhe iniciator i Institutit A.V.A. – Akademia për Arte Pamore dhe krijues i strukturës së programit të tij (HE) dhe i vetë programeve. Ai diplomoi në në Londër / 1992 / - Kolegji i Artit Wimbledon (Universiteti i Arteve Londër). Si një dizajner- skenograf i teatrit, ka marrë pjesë në më shumë se 40 teatrale dhe shfaqje të vallëzimit në disa teatro dhe kompani të tilla si: SNG Drama Lubjanë, Teatri Mladinsko, PDG, Nova Gorica, Teatri i qytetit të Lubjanës, Teatri Ptuj, Teatri Koper, Fundacao Serralves Porto, Le ballet Gent, En Knap ... Dizajner i produksionit i 12 filmave të metrazhit të gjatë dhe një numri të filmave të metrazhit të mesëm dhe të shkurtë si: Outsider 1995, Stereotype 1996, Ita Rina, 1997, Web 1998, Ljubljana 1999, Head noise 2000, Guardian of the Frontier 2000, Desperado Tonic 2001, New World 2002, The Clairvoyant 2003, Reality 2006, State of Shock 2010 … Ai ka fituar tre çmime për dizajnin më të mirë të produksionit.

Ka qenë rëgjisor i dokumentarit-dramës së metrazhit të gjatë: A Rehearsal for Death 2007 (TV SLO) dhe një numri të videove muzikore, autor i ekspozitave dhe veprimeve artistike të shumta. Ka dhënë mësim mbi Artet e Bukura dhe Dizajn të skenës dhe ekranit në disa institucione HE Art.

Për tetë (8) vitet e fundit punon si udhëheqës i programit dhe Dekan - Drejtor i AVA - Akademia për Arte Pamore në Lubjanë.