Kursi 2: Storytelling or: Box with the Sound of Its Own Making
Udhëhequr nga: Felix Gmelin
Ndihmësi i kursit: Gustav Annerblom
3-9 Korrik, 2016.
Përshkrimi i Kursit:
Metafora e këtij kursi është Box with the Sound of Its Own Making 1961, Robert Morris, që në përmbajtje është një kub druri i pa zbukuruar por i shoqëruar nga regjistrimi i tingujve të prodhuar gjatë ndërtimit të kubit. Kohëzgjatja e tingujve është tre orë e gjysmë kjo audio në përmbajtje qëllim ka të mohoj atmosferën e një misteri romantik që rrethon krijimin e objektit të artit, duke e paraqitur atë si një përpjekje për konsumimin e kohës. Në këtë mënyrë, ky veprim zhvendos vëmendjen nga vepra artistike tek procesi i bërjes së tij.
Kjo klasë ka të bëjë me rrëfimet: si të artikulohen ëndrrat, kujtimet, përrallat dhe eksperiencat subjektive. Qëllimi është zhvillimi i rrefimeve tuaja dhe artikulimi i tyre, duke pas parasyshë se si ato lidhen me mediume dhe gjuhën që e përzgjedhni. Instruktorët do të ndajnë mjeshtëritë e tyre në pikturë, video, shkrimin e skriptave dhe histori të artit, gjithashtu do të diskutojnë se si forma ndjek funksionin me pjesëmarrësit.
Rrëfimet janë të fuqishme: ato krijojnë shtete, institute, religjione, disidentë, frikë dhe rrebelim gjithashtu edhe familje. Shoqëria mediatike bënë të mundur çarkullimim e shpejtë te informacionit, por shumë pak nga në zhvillojmë tregime tona. Ne dëshirojmë të ju ndihmojmë që jut ë zhvilloni tregimet e juaja, e të nxisim diskutim se si një tregim gjithnjë mbulon (shtresëzon) tjetrin. Jemi kureshtarë të mësojmë se si ju trajtoni tregimet në vështrsitë e sotme historike.
Klasa do të filloj me shqyrtimin e shembujve historic të rrëfimeve. Më pas, gjatë puntorisë (ëorkshop-it) që përmbanë detyra të shpejta, ne do të zhvillojmë projekte induviduale me kuptime të thjeshta. Qëllimi ynë është të gjejmë mënyra që të zhvilloni dhe artikuloni projektet e juaja në praktikë qoftë individuale apo në grupe. Prezentimi i fundit në grup do të shërbejë për vlerësimin e punës tuaj, dhe si inkurajim për zhvillimin e saj në të ardhmen.
Media: Pikturim, vizatim, shkrim, performancë, thashëtheme, fotografi, video, kolazh, ide.
Gjuhët: Gjermane, angleze, suedeze.
Çfarë të sillni: Çfarë do materiali apo pajisje të nevojshme për projektet individuale.
Kërkesat: Dëshira për debat (dialog) dhe zhvillim. Studentët mund të sjellin pajisje.
Udhëheqësit e kursit do të preferonin të punojnë me ato çfarë studentët kanë. Në këtë mënyrë studentët do të kenë më shumë fuqi mbi kuptimin e prodhimit, të citojm Marksin.
Biografia:
Felix Gmelin, i lindur në Heidelberg në fillim të viteve 60-ta, kohën e tij e ndan në mes Sarajevës, Oslos dhe Stockholm-it. Përdorë median duke përfshirë pikturën, performancën dhe videot si mënyrë për hetime të imazheve politike, gjuhës, utopisë dhe dogmatizmit, ndërkohë duke krahasuar aktivizmin bashkëkohor politik me të kaluarën. Metoda e tij që të vë në pikëpyetje astetikat e politikës përmes krahasimeve historike shtjellon se si sjelljet radikale tani janë shëndrruar në modë, dhe se sa arti është i domosdoshëm në shoqërinë e ditëve të sotme. Puna e tij është e bazuar në ndarjen e kujtimeve, rrefimeve autobiografike të familjeve dhe dokumentarë me material personale për të demonstruar se si çdo rrëfim/tregim mbulon apo shtresëzon tjetrin.
Ekspozitat individuale:
2014 Kunst og Ukunst: Vidkun Quisling looking at Pussy Riot, Kunstnernas Hus/Galeria ONO, Oslo (NO).2013 Nations are stranger than People, Charlama Depot, Qendra Skenderija, Sarajevë (BA). Utiphobia, Krognoshuset, Lund (SE). 2012 T is for Toe, Nordenhake, Stockholm.2011 Manifesto, Galeria Annet Gelink, Amsterdam. Baby (revolution) comeback, Stacion-Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Kosovë.
Ekspozitat në grupe:
2016 Working Drawings and Other Visible Things on Paper Not Necessarily Meant To Be Viewed as Art (After Mel Bochner), Galeria Škuc, Ljubljana. 2015 Picasso në der Kunst der Gegnwart, Deichtorhallen, Hamburg. Tirnaë Open 1, Pallati I Kongreseve, Tiranë, Shqipëri. 2014 Progress and Hygiene, Galeria Kombëtare e Artit Zachęta në Varshavë (PL). Workers United, Galeria Kasa, Stamboll. 2013 Version1: difference and repetition, Galeria Raquel Arnaud, Sao Paulo (BR). 2007 History will repeat itself-strategies of re-enactment in contemporary art, KW Instituti për Art Bashkëkohor, Berlin; Hartware MedienKunstVerein, Dortmund (DE). 52nd Venice Biennale. 2006 Of mice and men, 4th Berlin Biennial.
Publikimet e fundit:
James Meyer: “The Art of Return: The Sixties and Contemporary art and Culture”. Në print.
Picasso in Contemporary Art: Deichtorhallen, Hamburg nga Dirk Luckow, Michael Fitzgerald, Uwe Fleckner dhe Hanne Loreck, Mars 2015
Nordic Contemporary: Art from Denmark, Finland, Norway and Sweden, editimi nga Hossein Amirsadeghi, TransGlobe Publishing dhe Thames & Hudson, Maj 2014
Progress and Hygiene, ed. Anda Rottenburg, Zacheta — Narodowa Galeria Sztuki, Tetor.2014 ISBN 978-83-935999-2-9
Ausstellung "Punctum" in Salzburg, Koteletten gegen den Gesichtsverlust, Paul Katzenberger, Süddeutsche Zeitung, 13. Gusht 2014http://www.sueddeutsche.de/kultur/ausstellung-punctum-in-salzburg-koteletten-gegen-den-gesichtsverlust-1.2077486
Kerry Brougher, Russell Ferguson, Dario Gamboni, Damage Control: Art and Destruction since 1950, exhibition cat. Hirshhorn Museum and Sculpture Garden, Washington, DC, Prestel, New York 2013
Daniel Birnbaum, “We live in different times”, in: Strangers: Between Europe and Asia, VII Shiryaevo Biennale of Contemporary Art, exh. cat., Issuu.com 2012
www.nordenhake.com
www.vilmagold.com
www.annetgelink.com