• Course 10: On the Use and Abuse of Theory for Life
Kursi 10: Mbi përdorimin dhe abuzimin e teorisë për jetën

Kursi 10: Mbi përdorimin dhe abuzimin e teorisë për jetën
nga Sami Khatib
8 - 12 gusht, 2022
2 ECTS

Përshkrimi i kursit
Me rritjen e interesit në mbiprodhimin e teorisë brenda botës së artit, teoria dhe arti bashkëkohor takohen në përpjekjen për të treguar, shfaqur dhe ekspozuar një qëndrim të quajtur kritikë. Madje mund të thuhet se kjo konvergjencë përbën vetë fushën e artit bashkëkohor. Dhe nëse, siç vuri në dukje me të drejtë Boris Groys, "arti funksionon në kontekstin e tregut të artit dhe çdo vepër arti është një mall", kritika është bërë gjithashtu një mall. Kursi riviziton tekstet klasike dhe më pak të njohura të Teorisë Kritike të shekullit të 20-të dhe 21-të dhe pyet se si teoria mund të zbatohet si një praktikë konkrete e kritikës, në vend të një mall spekulativ të kapitalit kulturor.

Biografia
Sami Khatib është një teoricient dhe filozof kulturor, që vepron në Berlin. Ai është një anëtar themelues i Institutit të Bejrutit për Analiza dhe Hulumtime Kritike (BICAR). Ai dha mësim dhe u angazhua në kërkime në Freie Universität Berlin, Jan van Eyck Academie Maastrichtt, American University in Beirut )Universiteti Amerikan i Bejrutit) dhe Akademia e Arteve të Bukura në Vjenë. Aktualisht, ai është një hulumtues akademik në Leuphana Universität Lunenburg. Interesimi i tij kryesor është në teorinë kritike dhe në teorinë estetike. Për botimet e fundit shih: https://fu-berlin.academia.edu/SamiKhatib

Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në më shumë se një kurs.

Pagesa e regjistrimit për pjesëmarrje 300€.
Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova.