• Shkolla Verore si Shkollë 2021: Kursi 11
Kursi 11: Arsyet njerëzore midis okultizmit post-bashkëkohor dhe inteligjencës artificiale

Kursi 11: Arsyet njerëzore midis okultizmit post-bashkëkohor dhe inteligjencës artificiale
Kurs nga Keti Chukhrov
11 – 14 gusht, 2021
1 ECTS

Afati për aplikim është deri me 16 korrik 2021.

Përshkrimi i kursit
Kursi do të merret me motivet sociale, teknike dhe epistemologjike të trans dhe post-humanizmit, të cilat fituan dukshmëri të konsiderueshme në 20 vitet e fundit në shkencat humane, shkencat natyrore, teknologjitë, artin dhe kulturën. Preokupimi bashkëkohor me trans dhe post-humanizmin po largohet nga denoncimi i antropocentrizmit për shkeljet koloniale, gjinore dhe ekologjike, për të cilat njerëzit janë gdhendur në histori të thellë si agjentë të gjendjes së Antropocenit.

Kursi do t'i afrohet problemit të post-njerëzores nga këndi për të cilin diskutohet rrallë: jo autoriteti i njeriut, por paaftësia e saj filogjenetike dhe mjedisore (neotenia), këndvështrimi që mundëson të rikthehet neo-etika e njeriut.

Biografia
Keti Chukhrov (Shkolla e Lartë e Ekonomisë, Departamenti i Studimeve Kulturore) është ScD në filozofi, një profesoreshë e asociuar në Departamentin e Studimeve Kulturore në Shkollën e Lartë Ekonomike të Universitetit Kombëtar të Kërkimit. Aktualisht ajo është një anëtare e Marie Sklodowska Curie në Mbretërinë e Bashkuar, Wolverhampton Un-ty. Është autore e shumë tekste mbi teorinë e artit, kulturën, politikën dhe filozofinë. Librat e saj përfshijnë To Be—To Perform. ‘Theatre’ në Philosophic Critique of Art (Spb: European Un-ty, 2011), dhe Pound (Logos, 1999) dhe një vëllim të shkrimit dramatik: Merely Humans (2010) dhe War of Quantities (Lufta e Kuantiteteve) (2003). Interesat dhe botimet e saj kërkimore merren me 1. Ndikimin e ekonomisë politike socialiste në epistemat e socializmit historik 2. Filozofinë e performimit, 3. Sistemet e artit dhe 4. Neo-humanizmi në kushtet e teorive post-njerëzore. Libri i saj i ardhshëm merret me epistemologjitë komuniste në filozofinë dhe kulturën marksiste sovjetike të viteve 1960-të dhe 1970-ta. Me video-shfaqjen e saj “Love-machines” (Makineritë e Dashurisë) ajo mori pjesë në Asamblenë Bergen (2013) dhe "Specters of Communism" (Spekatorët e Komunizmit) (James Gallery, CUNY, Nju Jork, 2015). Videoja e saj e fundit “Communion” ishte në Trienialën e Ljubljanës U-3 “Beyond the Globe” (Përtej Globit) (2016, cur. B. Groys).


Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në më shumë se një kurs.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.