Kursi 11: Thinking Contemporary
Udhëhequr nga Zdenka Badovinac
30 Korrik – 2 Gusht, 2018
Përshkrimi i shkurtë i kursit:
Në këtë kurs Zdenka Badovinac së pari do të shpjegojë kornizën teorike të punës së saj kuratoriale përmes shembujve të ndryshëm të ekspozitave që ajo ka kuruar. Pjesëmarrësve do t’ju kërkohet të prezentojnë projektet e tyre aktuale ose të ardhshme që rrjedhin nga fjalori i tyre personal. Një nga pyetjet kyçe të kursit do të jetë se si dhe pse kemi nevojë të artikulojmë qëndrimet dhe gjuhët tona. Gjatë ligjeratave Badovinac do të prezentojë konceptet dhe idetë bazë të saja që lidhen me ekspozita të ndryshme që ajo ka kuruar.
Puna e saj kuratoriale ka qenë fuqimisht e lidhur me rrethanat sociale dhe politike të punës së saj, që nga të qënit në Galerinë Moderne (Moderna Galerija) në Ljubljanë ku ajo punon aktualisht, apo kudo tjetër ku ajo është ftuar si kuratore. Shumica e ekspozitave janë realizuara për Moderna Galerija, disa prej tyre lidhen me koleksionin Arteast 2000 + dhe me tema të ndryshme të avant-gardës së Evropës Lindore, të tjerat lidhen me nevojat urgjente të artit bashkëkohor dhe kontekstit shoqëror dhe politik të tij.
Një nga ekspozitat e saja më të rëndësishme lidhur me artin e Evropës Lindore është Interrupted Histories (2006), ku një këndvështrim I vecant për histori është zhvilluar dhe koncepti për kontinuitet historik është zëvendësuar nga procese të pafundme ndërprerjesh.
Përveç ndërprerjeve, një tjetër koncept me rëndësi ka shërbyer si bazë teorike për ekspozitat e saja dhe kjo është idea e përsëritjes. Kjo ide gjithashtu është hulumtuar në formë serie në koleksionin e Muzeut për ekspozitën Presence dhe Present - Repetitions ku Badovinac definon “re-të” e ndryshme (repitition) si një nga tiparet fundamentale të artit bashkëkohor. Që të dy ndërprerjet e konceptit dhe përsëritjet ajo i përdor në ekspozitat e saja të fundit NSK nga Kapital to Capital: Neue Slowenische Kunst – The Event of the Final Decade of Yugoslavia, Moderna galerija, 2015 (është ekspozuar edhe në Van Abbe Museum, Eindhoven, (2016), Garage Museum of Contemporary Art, Moskë (2016) dhe Museo Reina Sofía Madrid (2017).
Biografia
Zdenka Badovinac është drejtore e Moderna galerija/ Museum of Modern Art, Ljubljanë që prej vitit 1993. Ajo ka kuruar një numër ekspozitash duke prezentuar artistë slloven e të huaj dhe ndërkohë ka inicuar koleksionin e parë të artit të Evropës Lindore, Moderna galerija’s 2000+ Arteast Collection. Ajo sistematikisht është përballur me proeset e re-difinimit të historisë dhe pytjet mbi traditat e ndryshme avant-garde të artit bashkëkohor, nisur nga ekspozita ‘Body and the East— From the 1960s to the Present’ (Moderna galerija, Ljubljana, 1998; Exit Art, New York, 2001)
Në vitin 2000 ajo vazhdon me paraqitjen e parë publike të 2000+ Arteast Collection: ‘2000+ Arteast Collection: The Art of Eastern Europe in Dialogue with the West at Moderna galerija’ (2000); më pas me një seri të ekspozitave Arteast Exhibitions, kryesisht në Moderna galerija: ‘Form-Specific’ (2003); ‘7 Sins: Ljubljana-Moscow’ (2004; e bashkë-kuruar me Victor Misiano dhe Igor Zabel);’ Interrupted Histories’ (2006); Arteast Collection 2000+23 (2006); ‘The Schengen Women’ (2008), Galerija Škuc, Ljubljanë, pjesë e projektit Hosting Moderna galerija! project; dhe ‘Old Masters’ (2008), Zavod P.A.R.A.S.I.T.E., Center in galerijaP74, Ljubljana, poashtu pjesë e projektit Hosting Moderna galerija!
Punët e saja të tjera madhore përfshijnë unlimited.nl-3, DeAppel, Amsterdam (2000), (un)gemalt, Sammlung Essl, Kunst der Gegenwart, Klosterneuburg/Vienna (2002), ev+a 2004, Imagine Limerick, Open&Invited, vende të ndryshme ekspozuese, Limerick (2004); dhe Democracies për Bienalen e Tiranës (2005). Ajo poashtu ka punuar si përfaqësuese e Sllovenisë për Bienalen e Venedikut (1993–1997, 2005) dhe si përfaqësuese e Austrisë në Bienalen e San Paolos (2002).