• Queer & Drag School Evening
Mbrëmje shkollore Queer dhe Drag
Mbrëmje shkollore Queer & Drag në Shkolla Verore si Shkollë 2022
8 gusht 2022, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit

Mbrëmje shkollore Queer & Drag me DJ set dhe performanca nga Victoria Owns, Barbie Lo dhe Vanessa Sins

Për natën e hapjes së programit publik për Shkolla Verore si Shkollë 2022, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë do të shfaqi poashtu edhe Queer & Drag School Evening me një set DJ nga Rebiswan dhe performancë nga Victoria Owns, Barbie Lo dhe Vanessa Sins, anëtarë të ‘Hyjneshat’.

Kolektivi ‘Hyjneshat’ është një organizatë e udhëhequr nga vullnetarët e cila synon të promovojë artet queer dhe praktikën mediatike në Kosovë. Që nga viti 2020, Hyjneshat ka organizuar një sërë ngjarjesh të udhëhequra nga queer, duke përfshirë performanca drag, netë të kulturës queer dhe aktivitete edukative. Për kontributin e tyre në programin publik, performuesit drag të Hyjneshave Victoria Owns, Barbie Lo dhe Vanessa Sins do të ofrojnë argëtim emocionues të drejtpërdrejtë dhe Rebiswan nje DJ set në muzikë Trance dhe Hyperpop.