• Sami Khatib: Why Theory
Sami Khatib: Pse Teori

Sami Khatib në Shkolla Verore si Shkollë 2022
11 gusht 2022, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit

Pse Teori?

Në vitin 1981, grupi britanik post-punk "Gang of Four" deklaroi: "Njerëzit morën mendimet e tyre / Nga vijnë ata? / Çdo ditë duket si një fakt i natyrshëm / Dhe ajo që ne mendojmë ndryshon mënyrën se si veprojmë." Në historinë e teorisë kritike, raporti i mendimeve, fakteve dhe akteve është diskutuar prej kohësh, duke u përsiatur mbi çështjen e kritikës së ideologjisë: a bazohet veprimi "i rremë" në "vetëdijen e rreme" apo, më mirë, a është kjo e fundit efekti i të parës? Si ndërhyjnë teoria dhe praktika, vetëdija "e rreme" dhe "korrekte" në terrenin gjithnjë në ndryshim të realitetit? Duke u mbështetur në tekste më pak të njohura nga Brecht, Benjamin, Baudrillard dhe Althusser, fjalimi synon t'u japë këtyre pyetjeve një kthesë të mëtejshme dialektike duke i lidhur ato me funksionin që ka "teoria" në ligjërimet e artit bashkëkohor. Me interesin në rritje dhe mbiprodhimin e teorisë brenda botës së artit, teoria dhe arti bashkëkohor duket se konvergojnë në përpjekjen për të treguar, shfaqur dhe ekspozuar një qëndrim të komodifikuar të kritikës, ndonjëherë i quajtur edhe "kriticitet". Atëherë, si mund të zbatohet teoria si një praktikë konkrete e transformimit të kritikës, në vend të një mall spekulativ të kapitalit kulturor?

Biografia:
Sami Khatib është një teoricient dhe filozof kulturor, që vepron në Berlin. Ai është një anëtar themelues i Institutit të Bejrutit për Analiza dhe Hulumtime Kritike (BICAR). Ai dha mësim dhe u angazhua në kërkime në Freie Universität Berlin, Jan van Eyck Academie Maastrichtt, American University in Beirut )Universiteti Amerikan i Bejrutit) dhe Akademia e Arteve të Bukura në Vjenë. Aktualisht, ai është një hulumtues akademik në Leuphana Universität Lunenburg. Interesimi i tij kryesor është në teorinë kritike dhe në teorinë estetike. Për botimet e fundit shih: https://fu-berlin.academia.edu/SamiKhatib