Kursi 12 në Shkolla Verore si Shkollë 2022
19 gusht 2022, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit
Performanca e përfundimit të Kursit 12: Vendi arkeologjik i artit të dikurshëm dhe Apokalipsi i ardhshëm: Një turë me guidë nëpër Muzeun e Artit Amerikan Prishtinë, nën drejtimin e Jelena Vesiq, pjesë e Programit Publik të Shkollës Verore si Shkolla 2022.
Vendi arkeologjik i artit të dikurshëm dhe apokalipsi i ardhshëm: Një turë me guidë nëpër Muzeun e Artit Amerikan, Prishtinë
Kjo performancë e ligjerates është krijuar si një pjesë kolektive, një rezultat i të njëjtit kurs të Shkolla Verore si Shkollë, duke eksploruar meta-muzeologjinë dhe kapitalizmin e fatkeqësive. Mësuesja e kursit është Jelena Vesic; Pjesëmarrës janë: Isidora Todoric, Kreshnik Arifi, Anastasia Shestak, Abdelrahman Elbashir, Igor Maksimilijan Zenzerovic dhe bashkëpunëtor Flamur Bilalli.
Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë është një institucion arsimor i dedikuar për grumbullimin, ruajtjen dhe ekspozimin e kujtimeve në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork (MoMA) dhe Programin e tij Ndërkombëtar të Ekspozitave Qarkulluese të Artit Amerikan, i cili ndihmoi në krijimin e të parës pas Luftës së Dytë Botërore; identiteti i përbashkët kulturor i bazuar në modernizëm (Art Abstrakt), individualizëm dhe internacionalizëm. Arti abstrakt në Evropë dhe Amerikë në vitet 1950 u krijua nga narrativa e Alfred Barr-it mbi-izmat si e vetmja Histori legjitime e Artit Modern. Arti modern në këto vite duhej të mbrohej nga kritika nga e djathta (Alfred Barr: "A është Arti Modern komunist"), por gjithashtu u bë e qartë se arti modern amerikan mund të përdorej në Luftën e Ftohtë kulturore, si një shprehje e krijimtarisë dhe lirsë se Perëndimit.
Ne po jetojmë në kohët kur post-apokalipsi dhe paraapokalipsi përplasen në super të tashmen. A i shihni lajmëtarët apo ky është thjesht një komodifikim i apokalipsit? Ne nuk banojmë më në qiell dhe në tokë, por në Cloud dhe Google Earth. Nëse Amazon është Arkadë dhe Facebook Kafeteri, cila është Ekspozita e Madhe e sotme?
Ekspozitat janë si dinosaurët - ata janë skelete të një epoke të shkuar. Të gjitha mbeturinat e këtyre muresh suvaje të ndërtuara dhe të rrënuara të mega ekspozitave dhe panaireve të artit global. Brinjët e gërvishtura të ish kubit të bardhë. Misioni i muzeut ishte ruajtja dhe mbrojtja e artit për brezat e ardhshëm. Jini të përgjegjshëm dhe të zhytur në mendime dhe mos prekni myshkun.
Performanca e ligjetarës do të mbahet në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë, me vendndodhje në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor, rruga Henrik Bariç 23, (oborri i Muzeut Etnologjik).
Rrëfimi i shfaqjes është ndërtuar mbi Shkrimet e fundit të Walter Benjamin, diskutimet me portierët e Salon de Fleures, Nju Jork dhe Ruminations Post-Exhibitionary nga Maria Lactans.
Biografia:
Jelena Vesić është kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese e pavarur. Ajo është aktive në fushën e publikimit, hulumtimit dhe praktikës së ekspozitës që ndërthur teorinë politike me artin bashkëkohor. Ekspozitat e saj më të fundit janë Story on Copy (Akademia Schloss Solitude, Shtutgart) dhe We are Family (Ne jemi familje) (me Natasa Ilić) paraqitur në Pawilion, Poznan, pjesë e www.d-est.com. Vesić gjithashtu ka kuruar lligjeratat - përformancat (MoCA, Beograd dhe Kölnischer Kunstverein, me Anja Dorn dhe Kathrin Jentjens) si dhe projektin e ekspozitës kolektive Political Practices of (post-) Yugoslav Art (Praktikat politike të Artit (post-) Jugosllav), i cili në mënyrë kritike shqyrtoi konceptet historike të artit dhe narrativët mbi artin Jugosllav pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Libri i saj i fundit, On Neutrality (Për Neutralitetin) (me Vladimir Jerić Vlidi dhe Rachel O'Reilly) është pjesë e edicionit të Non-Aligned Modernity (Modernintetit të pa-bashkuar) të Muzeut të Artit Bashkëkohor, Beograd.