• Artists of Tomorrow Award 2024
Procedura e konkurimit

Artistët mund të konkurojnë për çmimin "Artistët e së nesërmes" 2024 duke aplikuar në internet dhe duke ngarkuar dokumentacionin e kërkuar përmes formularit të aplikimit në internet të Çmimit Artistët e së nesërmes 2024 në faqen e internetit të Stacion - Qendrës për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Formulari i plotësuar i Aplikimit në internet duhet të përfshijë informacionin e mëposhtëm dhe dokumentacionin e mëposhtëm të ngarkuar:

1. Të dhënat personale: Emri, mbiemri, adresa, telefoni, e-mail i aplikantit

2. Curriculum vitae profesionale (në një nga gjuhët zyrtare të vendit dhe anglisht) - me vitin e detyrueshëm të lindjes më ose pas vitit 1989.

3. Dokumentimi i 3-5 projekteve - vepra të krijuara gjatë 2022, 2023 dhe 2024, me të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me autorin dhe veprën (titulli, viti, teknika, dimensionet, ku puna ishte ekspozuar), ose projekte të pa përfunduara ende.

Dokumentacioni mund të përfshijë deri në 10 imazhe dixhitale në formatin JPEG. Emrtimi i dokumentit të projekteve duhet të jetë në formatin e mëposhtëm: Number_LastName_Title (p.sh. 01_Lila_Untitled 1, 02_Lila_Untitled 2, etj.). Fotografitë e paraqitura duhet të jenë me cilësi të lartë (300dpi, maksimum 3MB).

Dokumentacioni mund të përfshijë dy mostra të ndryshme video/audio 3-5 minutëshe. Dokumentet video/audio duhet të jenë në formatin MPEG, MP3, MP4, MOV, AVI ose FLV për shikimin/dëgjimin në një kompjuter. Etiketoni çdo dokument dixhital si më poshtë: Number_LastName_Title.ext (p.sh. 01_Lila_Untitled3.MPEG). Madhësia maksimale e dokumentit për video ose audio të ngarkuar është 20MB.

4. Projekt - ide për pjesëmarrje në ekspozitën e finalistit. Projekti mund të jetë një projekt i ri ose një projekt i inicuar ose përfunduar në dy vitet e fundit (2023-2024).

5. Një deklaratë artisti (një faqe) në një nga gjuhët zyrtare të Kosovës (shqip ose serbisht) dhe në gjuhën angleze.

Aplikimet e pakompletuara dhe që nuk i përmbahen kritereve të konkursit do të refuzohen.
Veprat origjinale të artit dhe dokumentet e dërguara pas afatit nuk do të pranohen ose konsiderohen.


Nëse aplikantët duhet të paraqesin dokumentacion shtesë për aplikimin e tyre, ata mund të dërgojnë materialin shtesë në një format elektronik (.zip, .rar, max 7MB) në info@stacion.org, më së voni deri më 20 shtator 2024.

Dokumentacioni shtesë i projekteve në CD/DVD, ose materiale audio/video (VHS, CD, DVD) mund të përfshijë katalogë, tekste dhe dokumentacione të tjera dhe duhet të arrijë në adresën postare të institucionit deri më më 20 shtator 2024.

Dokumentacioni nuk do të kthehet dhe do të mbetet pjesë e arkivit të Çmimit Artistët e së nesërmes.

Për informacion shtesë mund të na kontaktoni me email në info@stacion.org deri me 13 shtator 2024.