Një juri ndërkombëtare e përbërë nga profesionistë të afirmuar do të përzgjedhë tre finalistë të cilët do të ekspozojnë punë në ekspozitën e finalistit Çmimin Artistët e së nesërmes 2024, e cila do të hapet në Klubin e Boksit në Prishtinë më 1 nëntor 2024.
Finalistët do të përzgjidhen në bazë të portofolit të tyre artistik, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.
Fituesi/ja i/e Çmimit Artistët e së nesërmes 2024 do të zgjidhet në bazë të portofolit të tyre, veprave të ekspozuara artistike në ekspozitën e finalistëve, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme, potencialit të demonstruar dhe intervistë me jurinë e Çmimit Artistët e së nesërmes 2024.
Anëtarë të jurisë së Çmimit Artistët e së nesërmes 2024 janë Julieta Aranda, Miljana Dunđerin, Vjollca Krasniqi, Alper Turan dhe Lulzim Zeqiri.