Roje e Natës në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë (MoAAP) është një seri ngjarjesh të dizajnuara si pjesë e Programit Rilindja Rilindja nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë që zhvillohet një herë në muaj gjatë periudhës 6 mujore kur Muzeu i Arti Amerikan në Prishtinë hapet pas orarit të vizitave. Këto ngjarje synojnë një qasje të drejtpërdrejtë të veçantë në veprat dhe tregimet e koleksionit të ekspozitës së përhershme "Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë" përmes diskutimeve, shfaqjeve, punëtorive dhe leximeve brenda hapësirës muzeale.
Muzeu i Artit Amerikan është insitucion edukativ dedikuar mbledhjes, ruajtjes dhe ekspozimit të kujtimeve kryesisht për Muzeun e Artit Modern në Nju Jork dhe programit Internacional të Ekspozitave Qarkulluese të Artit Amerikan. Janë pikërisht këto ekspozita të MoMA, disa prej të cilave janë kuruar nga Dorothy Miller, që ndihmuan krijimin e identitetit të parë të përbashkët kulturor të pasluftës në Evropën Perendimore, identitet që bazohej në internacionalizëm, modernizëm dhe individualizëm.
Çdo ngjarje në këtë seri është një ushtrim kërkimor dhe mësimor për një vepër të vetme ose seri veprash nga koleksioni i Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë. Një ese, dokumentar ose diskutim ndriçon temën në detaje dhe vendet që funksionojnë brenda jetës dhe karrierës së artistit ose vizitorëve dhe konteksteve më të gjera historike. Kjo seri është një udhëzues i vlefshëm për të eksploruar dhe interpretuar disa prej veprave më të dashura të artit në koleksionin e Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë.
+
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë gjatë realizimit të Rilindja Rilindja Rilindja do t'u përmbahet masave të sugjeruara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe IKSHP kundër përhapjes dhe infektimit me virusin Covid-19.
Rilindja Rilindja Rilindja nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë dhe DZG.
Dizajni i pllakatit: DZG
Fotografia në pllakat: Sutaj, A., Rilindja:1945-1985, Prishtinë, Rilindja, 52.