Sezgin Boynik në Shkolla Verore si Shkollë 2022
10 gusht 2022
Vendi: Klubi i Boksit
Të jetosh me Kontradikta: Arti Bashkëkohor dhe Nacionalizmi
Diskutant: Andi Haxhiu
Qëllimi i ligjeratës është të diskutojë marrëdhëniet ndërmjet artit bashkëkohor dhe nacionalizmit. Ligjerata do të sfidojë pretendimin e pranuar gjerësisht se arti bashkëkohor është i pandjeshëm ndaj nacionalizmit. Unë argumentoj se pavarësisht dallimeve të papajtueshme, nacionalizmi riprodhohet në fushën e artit bashkëkohor përmes strukturave shumë delikate dhe të sofistikuara. Megjithatë, lidhja ndërmjet praktikave të artit bashkëkohor dhe ideologjive nacionaliste të cilat ndërmjetësohen nga institucionet kulturore është plot kontradikta. Duke studiuar dhe diskutuar këto kontradikta, synohet të zhvendoset këndvështrimi teorik dhe metodologjik i studimit të nacionalizmit në baza më sfiduese.
Sezgin do të fokusohet në implikimet konceptuale të përafrimit të nacionalizmit me artin bashkëkohor, si dhe në diskutimin e përparësisë historike të zhvendosjes së artit bashkëkohor në nacionalizëm duke hulumtuar rolin e postmodernizmit në vitet tetëdhjetë. Do të përpiqet të specifikojë se në cilën pikë tendenca sociale e praktikës së artit bashkëkohor u përqendrua rreth çështjeve të kombit dhe identitetit.
Biografitë:
Sezgin Boynik është teoricient që jeton dhe punon në Helsinki. Ai ka përfunduar doktoraturën në Kinematografinë Jugosllave të njohur si “Black Wave”. Ai ka bashkë-redaktuar Nationalism and Contemporary Art: Critical Reader (MM & Exit, 2007) dhe History of Punk and Underground në Turqi (Historia e punk dhe underground në Turqi) (BAS, 2008). Publikimet e kohëve të fundit përfshijnë: Noise After Babel: Language Unrestrained (Spector Books, 2015, me Minna Henriksson), In the Belly of the Beast: Art & Language New York Project (Rab-Rab Journal Vol. 4, No. 2, 2017 me Michael Corris), Coiled Verbal Spring: Devices of Lenin's Language (Rab-Rab Press, 2018). Aktualisht është duke punuar në një monografi rreth kontekstit teorik dhe politik të Kolektivit Black Audio Film dhe mbi koleksionin e poezisë konkrete jugosllave. Ai është redaktor i Rab-Rab: Revistë për Hulumtim Formal dhe Politik në Art,dhe Rab-Rab Press, një platformë botuese e pavarur me seli në Helsinki.
Andi Haxhiu ka një MSc në Studimet e Nacionalizmit dhe është Doktorant në Sociologji në Universitetin e Edinburgut. Ai është Asistent Mësimdhënës në Kombet dhe Nacionalizmin dhe Imagjinatën Sociologjike në Shkollën e Shkencave Sociale dhe Politike në Universitetin e Edinburgut. Interesat e tij kërkimore përfshijnë rolin e muzeve në ndërtimin e kombit, studimet e kujtesës në shoqëritë e ndara dhe dekolonizimin e muzeve.