• Shkolla Verore si Shkollë 2019
Kurset
Programi i kurseve të Shkolla Verore si Shkollë 2019 fillon me kurset 1, 2, 3, 4 dhe 5. Për pjesëmarrësit e Kursi 1: Fatkeqësia si dizajn: Akte të zotit, akte të njeriut, Julieta Aranda, udhëheqësja e kursit, përveç tjerash ka shtruar këtë pytje ekzistenciale për pjesëmarrësit e kursit të saj: Pra, si mundemi me rikthy prodhimin e gjendjeve tona si subjekte, në momente kur përkufizimet se cka është bota dhe cka është të qenurit njeri duken të gatshme për tu grabitur?

Ligjëruesit e kurseve dhe bashkëpunëtorët e Shkollës Verore si Shkollë 2019 kanë përgatitur një program sfidues dhe frymëzues për pjesëmarrësit bashkëpunues.

Kursi 1: Fatkeqësia si dizajn: Akte të zotit, akte të njeriut
Kurs nga Julieta Aranda
5 – 10 gusht, 2019

Kursi 2: Arkitektura e ekspozitave dhe politikat e të përkohshmes
Kurs nga Marina Otero Verzier
5 - 8 gusht, 2019

Kursi 3: Mendimet jofunksionale
Kurs nga Cesare Pietroiusti
5 – 7 gusht, 2019

Kursi 4: Kurimi si formë e organizimit të eksperiencës: Ku, si, pse dhe me kë pas përfundimit të vëmendjes?
Kurs nga Jelena Vesić
5 – 10 gusht, 2019

Kursi 5: Hapësira dhe Shoqëria Post-traumatike: Observime radikale dhe transformimi i dhunës
Kurs nga Renata Salecl dhe Armina Pilav
5 – 10 gusht, 2019

Kursi 6: DUET (versioni për punëtori): “Dëshironi të këndoni me mua?”
Kurs nga Ari Benjamin Meyers dhe Eva Birkenstock
12 – 15 gusht, 2019

Kursi 7: Teoria, pse? Kritika si produkt
Kurs nga Sami Khatib
12 - 17 gusht, 2019

Kursi 8: Hapësirë e lirë ku gjërat mund të bashkohen: A është ky një kurs për skulpturë?
Kurs nga Bernhard Rüdiger
12 – 17 gusht, 2019

Kursi 9: Arti i pa përbrendsuar dhe gjuha e çuditshme e artit
Kurs nga Boris Buden
12 – 15 gusht, 2019

Kursi 10: Brenda gjuhës: Arti dhe fjalët
Kurs nga Sezgin Boynik
14 – 21 gusht, 2019

Kursi 11: Çka dreqin është uji?
Kurs nga Lek M. Gjeloshi
14 – 21 gusht, 2019

Kursi 12: Ndërmjet shpresës dhe Dëshprimit - Tri dimensione për politikat demokratike dhe artin
Kurs nga Elzbieta Matynia
16 - 18 gusht, 2019

Kursi 13: Çdo artist është arkivist? Ta bëjmë nje arkivë të artit!
Kurs nga Koh Nguang How
16 – 21 gusht 2019

Kursi 14: Instituti i Artit në kushtet e 3 esencializimave: Kibernetik, de-kolonial, pop performativ
Kurs nga Keti Chukhrov
19 – 21 gusht, 2019