Kursi 4: Kurimi si formë e organizimit të eksperiencës: Ku, si, pse dhe me kë pas përfundimit të vëmendjes?
Kurs nga Jelena Vesić
Nëse kurimi shihet si formë e organizimit të eksperiencës atëherë procesi kuratorial shpaloset si një proces i kolazhimit të veprave artistike, tregimeve të ekspozitës, trupave të shikuesve, situatave hapësinore dhe vështrimeve.
Ky kurs do të trajtojë modele të ndryshme të organizimit të përvojave në hapësirat historike dhe bashkëkohore të mbushura me përmbajtje, kuptime dhe shumëndjesinë e sensacioneve shoqërore-hapësinore: nga kishat mesjetare dhe lineariteti i leximit të imazheve (biblia pauerum) në iluzionizmin barok dhe spektaklin e nekstazës kolektive; nga sallonet borgjeze dhe subjektet e tyre vendase të nxitura nga dëshira për të parë dhe për t'u parë, deri te kubet e bardha moderniste, dhe konservimin e tyre arkitektonik të autonomisë së mendimit 1:1; nga hapësirat e artit alternativ dhe anulimit të vijës së kufirit midis publikut dhe producentëve deri tek krijimtaria kolektive e platformave dhe rrjeteve bashkëkohore.
Ku të shikoni, si të shikoni, pse dhe me kë? Këto janë pyetjet themelore që sot i përkasin pamundësisë apo përpjekjeve të zbehta të organizmit kuratorial të përvojës. Veprat artistike, narracionet e ekspozitave, trupat e shikuesve, situatat hapësinore dhe vështrimet, gjithnjë e më shumë të de-kollazhuara dhe të shpërndara në hapësirë dhe kohë. Duket e pamundur të kollazhohen së bashku nën dyshimet e pranishme epistemologjike dhe grumbujt e të vërtetave alternative.
Galeritë dhe ekspozitat janë shndërruar në katedrale pa kongregacion ose supermarkete-art-restorant-kafe-zyrë-protestë-komunikim-freewifi-çfarëdo++ dhe shumë më tepër masa të formuara nga copat e mendimmangësisë, hutimit, dhe konsumit të jashtëzakonshëm.
Përderisa në kohët e mëparshme, vëmendja e shtuar ndaj diçkaje do të thoshte arritje në pikën e nevojshme të përqëndrimit për të vëzhguar, ndjekur dhe menduar, sot vëmendja është e lidhur ngusht me të kundërtën e saj – shpërqëndrimin. Vëmendja është e ekstraktuar nga fushat e diturisë dhe marrëdhënieve njerëzore - fusha e politikës - dhe përfshihet në rrjedhën financiare të kapitalizmit bashkëkohor.
Lufta për vëmendjen bëhet e përhumbur dhe e kolonizuar edhe nga brenda dhe nga jashtë. Realiteti i kohës sonë post-vëmendjes është realiteti i shpërqëndrimit dhe ankthit si pasojë e tejeksponimit kërkesave për vëmendje, që vijnë nga të gjitha anët.
Vazhdimsia e vetës - "vetja zhytëse", "vetja e absorbuar" ose "vetëvetja" - është copëtuar. Sovraniteti i mendimit është anuluar në favor të ekzistencës nën ndërprerjet e vazhdueshme.
Ku, si, pse dhe me kë pas përfundimit të vëmendjes?
Ky kurs përbëhet nga një seri ligjeratash dhe seminaresh dhe përfshin përmbajtje teorike dhe praktike nga udhëheqësja e kursit, si dhe shkëmbim dhe diskutim me studentët.
Jelena Vesić është kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese e pavarur. Ajo është aktive në fushën e publikimit, hulumtimit dhe praktikës së ekspozitës që ndërthur teorinë politike me artin bashkëkohor. Ekspozitat e saj më të fundit janë Story on Copy (Akademia Schloss Solitude, Shtutgart) dhe We are Family (Ne jemi familje) (me Natasa Ilić) paraqitur në Pawilion, Poznan, pjesë e www.d-est.com. Vesić gjithashtu ka kuruar lligjeratat - përformancat (MoCA, Beograd dhe Kölnischer Kunstverein, me Anja Dorn dhe Kathrin Jentjens) si dhe projektin e ekspozitës kolektive Political Practices of (post-) Yugoslav Art (Praktikat politike të Artit (post-) Jugosllav), i cili në mënyrë kritike shqyrtoi konceptet historike të artit dhe narrativët mbi artin Jugosllav pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Libri i saj i fundit, On Neutrality (Për Neutralitetin) (me Vladimir Jerić Vlidi dhe Rachel O'Reilly) është pjesë e edicionit të Non-Aligned Modernity (Modernintetit të pa-bashkuar) të Muzeut të Artit Bashkëkohor, Beograd.
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen
Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë
Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.
Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.
Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.