• Kursi 5: Hapësira dhe Shoqëria Post-traumatike
Kursi 5: Hapësira dhe Shoqëria Post traumatike: Observime radikale dhe transformimi i dhunes
Kursi 5: Hapësira dhe Shoqëria Post-traumatike: Observime radikale dhe transformimi i dhunës
Kurs nga Renata Salecl dhe Armina Pilav
5 – 10 gusht, 2019


Përshkrimi i kursit
Shkatërrimi. Trauma. Trupi mbijetues. Metamorfoza shkatërruese. Frika. Përfaqësimi. Pushteti. Materialet e dukshme dhe të padukshme. Praktikat transformuese dhe mediat. Format kolektive të organizimit. Kjo punëtori do të hulumtoj ngatërresat e përcaktuara ose aksidentale të hapësirave në gjendje lufte dhe pa lufte duke marrë shembuj të kohës së luftës dhe gjendjes së pasluftës në qytetet boshnjake Sarajevë dhe Mostar në raport me Prishtinën dhe konteksteve të tjera hapësinore të luftës/pas luftës. Në hapësirën tranzicionale mes shkatërrimeve ushtarake dhe reagimit jo të dhunshëm të banorëve, përpjekja është të shikojmë praktikat njerëzore jo të dhunshme dhe proceset hapësinore që ishin dhe ende angazhohen në transformimin e dhunës. Duke kaluar nëpërmjet disiplinave të arkitekturës, artit dhe psikoanalizës ne do të shqyrtojmë transformimin e dhunës edhe në kontekstin e traumës dhe në format e riprodhimit hapësinor dhe shoqëror të saj. Ne do të shqyrtojmë se si trauma përcillet nga brezi në brez, se si shpesh kthehet në dhunë ndaj vetvetes, ndjenjë faji dhe se si manifestohet përmes mohimit. Dhuna ka një lidhje të rëndësishme me injorancën, prandaj një seancë do të trajtojmë në mënyrë specifike dallimin mes injorancës dhe urrejtjes. Gjatë punëtorisë do të shikojmë shembuj të ndryshëm ekzistues të artit dhe arkitekturës që diskutojnë transformimin e dhunës, si dhe arkivat e qyteteve të luftës dhe pasluftës që përmbajnë video, fotografi, tregime dhe eksperienca individuale.


Biografitë
Renata Salecl është filozofe dhe sociologe. Ajo është profesoreshë e psikologjisë dhe psikoanalizës së drejtësisë në School of Law (Shkolla e Drejtësisë), Kolegji Birkbeck, Universiteti i Londrës dhe Hulumtuese në Institutin e Kriminologjisë në Fakultetin Juridik në Lubjanë, Slloveni. Ajo është gjithashtu profesoreshë e ftuar në Cardozo School of Law në Nju Jork. Libri i saj i fundit “Tyranny of Choice” (Tirania e Zgjedhjës) (Profile Books 2011) është përkthyer në 15 gjuhë dhe është shfaqur në TED Global. Librat e saj të mëparshëm përfshijnë: The Spoils of Freedom: Psychoanalysis and Feminism After the Fall of Socialism (Dëmet e lirisë: Psikoanaliza dhe Feminizmi pas Rënies së Socializmit) (Routledge 1994), (Per)versions of Love and Hate) (Perversionet e Dashurisë dhe Urrejtjes) (Verso, 1998), dhe On Anxiety (Për Ankth) (Routledge 2004). Libri i saj i ardhshëm është Passion for Ignorance (Pasion për Injorancën) (Princeton UP, 2020). Renata gjithashtu ka botuar artikuj të shumtë mbi artin bashkëkohor, ndër të cilët ka ese për katalog për Jenny Holzer, Anthony Gormley dhe Sarah Sze.

Armina Pilav është feministe, arkitekte, hulumtuese e ftuar dhe pedagoge në fakultetin Architecture and Built Environment (Arkitekturës dhe Mjedisin e Ndërtuar) - TU Delft. Ajo mori bursën individuale Marie Curie për hulumtimin e saj Un-war Space (Hapësira pa-luftë) (2016-2018). Hulumtimi, praktika dhe interesat e mësimdhënies së Arminës përqëndrohen në temat e hapësirës, ​​trupit dhe politikës në kushte ekstreme të shkatërruara nga lufta. Analizon ekologjitë e transformimeve të natyrës, hapësirës dhe shoqërisë gjatë dhe pas luftës nëpërmjet praktikave të arkivimit, arkitekturave transicionale dhe sistemeve pas-traumatike të pamjeve. Armina përdor media të ndryshme, metoda bashkëpunuese dhe mjete në mësimdhënie, procese hulumtuese dhe ekspozita. Ajo boton në revista dhe revista akademike, ekspozon rregullisht dhe hulumtimet e fundit mbi shkatërrimin e Sarajevës dhe transformimin e dhunës së banorëve, ka qenë ekspozuar në Bienalen e Venedikut të Arkitekturës (2018). Armina është anëtare e Shoqatës për Kulturën dhe Artin “Crvena” në Sarajevë.


Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.