• Kursi 9: Arti i pa përbrendsuar dhe gjuha e çuditshme e artit
Kursi 9: Arti i pa përbrendsuar dhe gjuha e çuditshme e artit
Kursi 9: Arti i pa përbrendsuar dhe gjuha e çuditshme e artit
Kurs nga Boris Buden
12 – 15 gusht, 2019


Përshkrimi i kursit
Shumë nga pyetjet e ngritura rreth tezës mbi “International Art English” të Rule dhe Levin dhe debati i nxehtë publik që ndezi pak vite më parë, janë lënë pa përgjigje. Vetëm për të përmendur disa: Pse duhet një sistem i artit global, pasi të jetë përfundimisht i pa përbrendsuar nga ndonjë shoqëri apo shtet-komb, të flasë përsëri një gjuhë të vetme, të standartizuar "siç duhet" dhe institucionalisht të kontrolluar?

Çfarë lloj praktikash gjuhësore dhe marrëdhënie të saj shoqërore përkatëse mund të zëvendësojnë shkatërrimin njëgjuhësisë të artit bashkëkohor të sotëm? Së fundi, cilat janë pasojat shoqërore dhe politike të këtij transformimi gjuhësor, artistik dhe kulturor? Çdo përgjigje kuptimplotë për këto pyetje duhet të shkoj përtej alternativës së rreme të njëgjuhësisë kundrejt shumëgjuhësisë.


Biografia
Boris Buden është shkrimtar, kritik i kulturës dhe përkthyes. Ai ka studiuar filozofi në Zagreb dhe ka doktoruar në teori të kulturës nga Universiteti Humboldt, në Berlin. Në vitin 1990 ai bëhet themelues dhe redaktor i revistës dhe shtëpisë botuese “Arkzin” në Zagreb. Esetë dhe artikujt e tij mbulojnë tematika të lidhura me filozofi, politikë, kritikë arti dhe kulturë. Mes përkthimeve të tij në gjuhën kroate dallohen disa nga punimet më të rëndësishme të Zigmund Frojd. Ai poashtu ka bashkë-redaktuar një numër librash ndërkaq mes tjerash është edhe autor i Der Schacht von Babel: Ist Kultur übersetzbar? [The Pit of Babel: Is Culture Translatable?] (2004), Übersetzung: Das Versprechen eines Begriffs [Translation: Promises of a Concept] (2008) (me Stefan Nowotny), Zone des Übergangs: Vom Ende des Postkommunismus [Zona e Tranzicionit: Në fund të post komunizimit] (2009). Buden është pjesë e European Institute of Progressive Cultural Policies (Institutit Evropian për Politika Kulturore Progresive) - eipcp në Vjenë. Aktualisht ai jeton dhe vepron në Berlin.


Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.