Kursi 6: DUET (versioni për punëtori): “Dëshironi të këndoni me mua?”
Kurs nga Ari Benjamin Meyers dhe Eva Birkenstock
Kompozicioni për dy të panjohur, i bazuar në tri motive. Do të dëshironim sikur zëri kryesor (unë) të performohet ose nga antari/ja e institucionit që e organizon kursin ose nga personi i zgjedhur nga institucioni për të performumar këtë pjesë. Zëri i dytë (ju) performohet nga vizitori. Kompozicioni është i shkruar në atë mënyrë që të mund mësohet lehtë, edhe nga dikush që nuk din të lexojë notat e muzikës. Gjithmonë kërkohet nga vet thirrja “Dëshironi të këndoni me mua?”
Punëtoria katër ditore nga artisti Ari Benjamin Meyers dhe kuratorja Eva Birkenstock eksploron mënyrat performuese të vënies në skenë dhe ndërveprimit me/në vende të ndryshme në qytetin e Prishtinës. Pika e nisjes është puna e Meyers DUET (2014), një kompozicion për dy të panjohur bazuar në këtë premisë: kompozimi është shkruar në mënyrë që të mësohet lehtë edhe nga dikush që nuk di të lexoj notat.
Zakonisht zëri kryesor performohet nga një anëtar i institucionit, muzeut ose galerisë; këtu do të realizohet nga pjesëmarrësit e punëtorisë. Zëri i dytë vjen nga vizitorët dhe kalimtarët e rastit, nga njerëzit e Prishtinës që hasim në vende të ndryshme në qytet. Zëri i dytë gjithmonë thirret me ftesën "Dëshironi të këndoni me mua?"
DUET fton spektatorin të jetë pjesë e produksionit dhe mise-en-scene-s të vetë punës, duke sfiduar kështu kundërshtimin e gjatë në mes të konsumit dhe produksionit. Në pkurs do të diskutojmë për format e agjencisë për sa i përket veprave performuese të artit të prodhuar në ndërveprim intim me mjedisin përreth; se si perceptimi ynë për këtë të fundit mund të përpunohet nëpërmjet gjesteve interaktive performuese; si dhe mënyra se si vetë veprat (dhe politika e tyre) mund të ndryshojnë në varësi nga kush dhe ku paraqiten: në një kub të bardhë/ galeri arti, në një hapësirë publike si një treg apo një park ose një hapësirë gjysmë publike si një muze historik apo ndërtesë qeveritare. Këto janë hapësirat dhe çështjet e ndëlidhura me të cilat ne do të angazhohemi dhe t’i hulumtojmë bashkë me pjesëmarrësit e punëtorisë.
Dita e parë e punëtorisë është e dedikuar për trajnim, lexim dhe diskutim, dita e dytë për vizitat e lokacioneve, dita 3 dhe 4 për shfaqjet në tërë qytetin, dhe në pasditen e fundit një diskutim publik përmbyllës.
Të gjithë janë të mirëseardhur; nuk është e nevojshme përvoja muzikore, por dëshira për të kënduar është thelbësore. Pjesëmarrësve u kërkohet gjithashtu të propozojnë vende të mundshme për performancë përgjate tërë qytetit, duke perjashtuar sheshet publike.
Ari Benjamin Meyers (1972, SHBA) jeton dhe punon në Berlin. Meyers është trajnuar si muzicient klasik, kompozitor dhe dirigjent pranë Juilliard School, Universiteti Yale dhe Instituti Peabody. Punimet e tij si artist siç janë Kunsthalle for Music (2018), Symphony 80 dhe Solo for Ayumi (që të dyja gjatë vitit 2017), hulumtojnë strukturat dhe proceset në kompozimin muzikor dhe lidhjen mes performuesit dhe audiencës. Praktikat e ndryshme të tij përfshijnë krijimin e performancave muzikore për skenë dhe hapësira ekspozuese. Ai ka bashkëpunuar me artistë si Tino Sehgal dhe Dominique Gonzalez-Foerster; bende muzikore si Einstürzende Neubauten dhe Chicks on Speed; dhe ansamblet klasike përfshirë Bavarian Radio Symphony Orchestra dhe Ansamblin Hong Kong New Music.
Punimet e tij të fundit janë shfaqur në Witte de With (2018), Bienalja e 14-të e Lion-it, Francë (2017); Spring Workshop, Hong Kong (2017); Lenbachhaus Mynhen, Gjermani (2017); Hamburger Bahnhof, Berlin, Gjermani (2016); Muzeu i Artit Modern, Varshavë, Poloni (2016); KW Instituti për Art Bashkëkohor, Berlin, Gjermani (2015).
Eva Birkenstock (Gjermani) është drejtoreshë në Kunstverein für die Rheinlande dhe Westfalen, Düsseldorf. Pas përfundimit të studimeve në Histori të Artit dhe Antropologji Kulturore në Kolonjë, Berlin dhe Havana, ajo ka punuar në pozita të ndryshme në Kunstverein në Hamburg, Halle für Kunst Luneburg dhe Kunsthaus Bergenz, Austri. Ne vitin 2014 ajo ka qenë kuratore në rezidencë në Ludlow38 në Nju Jork, nga 2015 deri 2018 e LISTE projekt të performancës në Basel. Praktika e saj kuratoriale karakterizohet prej natyrës bashkëpunuese dhe përqendrohet në ndërlidhjet mes diskurseve të ndryshme dhe moduleve të punës në sferën kulturore. Nëpërmes projekteve performuese, ajo së voni ka bashkëpunuar me artist si Melanie Bonajo, Keren Cytter, Vaginal Davis, keyon gaskin, NIC Kay, dhe Ian White dhe ka prezentuar debut personal nga Ei Arakawa, Ulrike Müller dhe Johannes Paul Raether ndër të tjerë. Ajo është redaktore e “On Performance”(Në përformancë) (me Joerg Franzbecker), „Art and Ideology After 1989“ (Arti dhe Ideologjia pas 1989) (me Max Jorge Hinderer Cruz/Jens Kastner/Ruth Sonderegger), „KAYA”, dhe ka nisur projekt-revistën Klassensprachen (me Manuela Ammer/Kerstin Stakemeier/ Jenny Nachtigall/Stephanie Weber). Aktualisht është duke përgatitur një ekspozitë personale të Eileen Quinlan në Düsseldorf si dhe publikimet monografike për Ei Arakawa dhe Alicia Frankovich (do të publikohen në verën e vitit 2019).