• Kursi 1: Fatkeqësia si dizajn: Akte të zotit, akte të njeriut
Kursi 1: Fatkeqësia si dizajn: Akte të zotit, akte të njeriut
Kursi 1: Fatkeqësia si dizajn: Akte të zotit, akte të njeriut
Kurs nga Julieta Aranda
5 – 10 gusht, 2019


Përshkrimi i kursit
Ndoshta indikatorë të parë për këtë titull ishin ndjekësit e uraganeve. Gjatë viteve të 90-ta, kur u vendosa për herë të parë në Nju Jork, kanë qenë disa emisione në kanalin e motit me ndjekës të posaqëm të uraganëve, të cilat ndonjëherë qëndroja duke i shiku deri në fund: 2 djem në një kamionetë, sjellnin pamje të drejtpërdrejta duke u përpjekë që të afrohën sa më afër një uragani.
Në të vërtetë, kishte mjaft publik për këtë lloj të materialit, sa që këto emisione të orëve të vona të kanalit të motit, në vitet e 2000-ta kanë përfunduar si produksion i disa filmave artistik... Si duket gjithkund ka një apetit për fatkeqësira, dhe duket që me kalimin e kohës ky apetit është në rritje e sipër. Kur ne shikojmë fatkeqësi: shpërthime vullkanike, rrëshqitje të tokës, vrima gllabëruese që shfaqen në tokë, forca të natyrës që përbijnë fshatra të tërë, derdhje të pakontrolluara të naftës në natyrë, shpërthimet e balenave, balena të ngulfatura nga masat plastike që përfundojnë brenda tyre… çka është ajo që e mban fascinimin tonë?
Ndoshta është për shkak se shkatërrimi i botës natyrore, deri diku objekivisht mund të na preokupoj mjaftueshëm, sa që ne nuk kemi nevojë të merremi me gjendjen e subjektivitetit tonë: drama është diku tjetër.

Megjithatë, nëse e largojmë vëmendjen nga spektaktli i distopisë, dhe e vendosim për një moment në gjendjen tonë si subjekte, ka shkaktar të barabaratë për të cilët duhet të brengosemi. Nuk është vetëm bota natyrore që është në shkatërrim, por e gjithë bota jonë e brendshme nuk është aspak më mirë.

Pa një sens më të fuqishëm për vetën si subjekt (çka ne quajmë subjektivitet kolektiv) ne bëhemi njësi të dobëta, jemi gjah i lehtë i industrisë së trajtimit të mirëqenies, dhe lëvizjeve oportuniste që tentojnë t’i zëvendsojnë shtyllat e subjektivitetit kolektiv me ide nacionaliste dhe qëndrime politike të ekstremit të djathtë.
Pra, si mundemi me rikthy prodhimin e gjendjeve tona si subjekte, në momente kur përkufizimet se cka është bota dhe cka është të qenurit njeri duken të gatshme për tu grabitur?
Kjo, dhe pak më shumë se kaq, është çka do të bëjmë në këtë kurs. Ky kurs nuk do të jetë i fokusuar drejtpërdrejt në art, por në marrëdheniet mes artit, spekulimit, dhe distopisë.
Do të jetë një eksplorim i shkatërrimit dhe dizajnit, si dhe të nocionit të efekteve të paparashikuara (atë që ne e quajmë rezultat i tejkaluar).

Ju pjesëmarrëst e zgjedhur do të lexoni shumë, të flisni shumë, dhe do të punoni në ekip drejt prodhimit të projekteve spekulative, naracioneve pjesërisht fiktive dhe pjesërisht të bërjes të artit.


Biografia
Julieta Aranda është bashkë-drejtore e e-flux dhe ligjëron rregullisht seminarin Art & Science (Arti dhe shkenca) në Institutin për Art në Basel, Zvicërr. Ajo mban titullin BFA (Baçelor i Arteve të Bukura) për film nga School of Visual Arts (Shkolla e Arteve Vizuele) në Nju Jork dhe titullin MFA (Master i Arteve të Bukura) nga Universiteti Columbia në Nju Jork. Fusha e eksplorimit të saj përfshin instalacionin, videon dhe mediat e shtypura, me interes të veçantë në krijimin dhe manipulimin e shkëmbimit artistik dhe përmbysjes të nocioneve tradicionale të tregëtisë përmes bërjes të artit. Instalacionet e Arandës dhe projektet e saj të përkohshme janë intensivisht specifike për hapësirën ku janë vendosur dhe shpesh ekzaminojnë interaksionet shoqërore dhe rolin që qarkullimi i objekteve luan në qarqet e prodhimit dhe konsumit.

Puna e Julieta Aranda është ekspozuar ndërkombëtarisht, duke përfshi institucionet si: Der Tank, Basel (2016); Bienalja e 56-të e Venedikut (2015); Muzeu Guggenheim, Nju Jork (2015, 2009); Kunsthalle Fridericianum, Kasel (2015); Bienalja e 8-të e Berlinit (2014); Muzeu Berardo, Lisbonë (2014); Witte de With, Roterdam (2013, 2010); Muzeu i Artit Bashkëkohor Villa Croce, Gjenova (2013); MACRO Roma (2012); Documenta13 (2012); N.B.K. (2012); Bienalja Gwangju (2012); Bienalja e 54-t e Venedikut (2011); Bienalja e Stambollit (2011); Portikus, Frankfurt (2011); New Museum, Nju Jork (2010); Kunstverein Arnsberg (2010); MOCA Majami (2009), Muzeu i Artit Bashkëkohor, Çikago (2007); Bienalja e dytë e Moskës (2007); MUSAC, León (2010 and 2006); dhe Bienalja e VII-të e Havanës.


Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.