• Kursi 2: Arkitektura e ekspozitave dhe politikat e të përkohshmes
Kursi 2: Arkitektura e ekspozitave dhe politikat e të përkohshmes
Kursi 2: Arkitektura e ekspozitave dhe politikat e të përkohshmes
Kurs nga Marina Otero Verzier
5 - 8 gusht, 2019


Përshkrimi i kursit
Të gjitha arkitekturat janë të përkohshme; ato ndryshojnë me kalimin e kohës dhe janë tema të ndryshimeve të vazhdueshme të materialeve, proceseve qarkulluese dhe zhvendosjen e pritjes dhe të praktikave. Dhe prapë, disa vepra duket të jenë më pak të përhershme se të tjerat. Instalacionet, ekspozitat, pavijonet, bienalet dhe intervenimet e tjera të shënuara në dinamikat e përshpejtuara dhe të pashmangshme të krijimit dhe shkatërrimit rezonojnë me imagjinatën dhe pritjet e shpikjes dhe dyndjeve të vazhdueshme. Duke rishikuar praktikat e viteve të 60-ta dhe të 70-ta, institucionet kulturore bashkëkohore që janë të përafërta me - siç shkruan Archigram për “Instant City”-n e tyre - “këndshmërinë e idesë” të një arkitekture “që shfaqet prej askundi, dhe pas fazës së ‘eventit’, duke ngritur skajet e fundit të saj dhe duke u zhdukur.”

Ky kurs fokusohet në arkitekturën e përkohshme të institucioneve kulturore, modelet e tyre të ekspozitave, praktikat kuratoriale, eksperimentet shoqërore dhe ndikimin e tyre në implikimet politike. Ne do të ekzaminojmë rritjen e fundit të aparatit të ekspozitës arkitekturiale dhe si kufijtë e institucioneve qarkullojnë nga hapësira e galerisë deri te përshkimi i qytetit.

Ne do të analizojmë rikonfigurimet rezultuese të relacioneve mes hapësirës, fuqisë dhe politikës në hapësirën urbane, duke përfshi format e reja të kontrollit dhe konsumimit, kushtet e ndryshueshme për përfshirje dhe përjashtim, si dhe shfaqjen e modeleve të angazhimit dhe agjencisë politike që janë të bërë të mundura nga këto transformime.

Sesionet e kursit do të jenë të strukturuara përreth një serie studimesh të rasteve të zgjedhura, duke përfshirë hapësirat alternative, bienalet dhe trienalet e arkitekturës, komisionimet dhe projektet e përkohshme nga institucionet e mëdha siç janë, mes tjerash: MoMA PS1 Young Architect’s Program (YAP), The Serpentine Gallery Pavilion, the BMW Guggenheim Lab, dhe Centre Pompidou Mobile.


Biografia
Marina Otero Verzier është arkitekte dhe drejtoreshë e hulumtimit në Institutin Het Nieuwe në Roterdam. Ajo drejton nisma hulumtuese të tilla si “Automated Landscapes” (Pejsazhet e automatizuara) duke u fokusuar në arkitekturat e reja të punës së automatizuar dhe “Architecture of Appropriation” (Arkitektura e përvetësimit) në okupimin e hapësirave të pa-banuara si praktikë. Kohët e fundit, ajo kuroi ekspozitën Steve Bannon: A Propaganda Retrospective nga Jonas Staal (2018) dhe bashkë-kuroi ekspozitën “I See That I See What You Don’t See” në La XXII Triennale Di Milano (2019).

Otero është pjesë e ekipit artistik për Manifesta 13 në Marsejë (2020). Më parë, ajo ishte kuratore e “Work, Body, Leisure,” Pavijonit Holandez në Bienalen e 16-të të Arkitekturës së Venedikut (2018), kuratore udhëheqëse e Trienales së Arkitekturës së Oslo-s 2016 së bashku me After Belonging Agency dhe drejtorin e Global Network Programming në Studio-X-Columbia University GSAPP (Nju Jork). Otero është bashkë-redaktore e Unmanned: Architecture and Security Series (2016), After Belonging: The Objects, Spaces dhe Territories të Ways We Stay In Transit (2016) dhe redaktore e Work, Body, Leisure (2018).

Otero studioj në TU Delft, Columbia GSAPP dhe ETSA Madrid, ku përfundoj doktoratën e saj. Teza e saj 'Evanescent Institutions' trajton urgjencën e paradigmave të reja për institucionet kulturore. Ajo ligjeron lëndën e arkitekturës në Royal College of Art (RCA) në Londër.


Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.